E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vizitueshmëria e siteve kulturore u rrit me 74% në gjashtëmujorin e parë krahasuar me vitin 2023

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, bëri publike statistikat e vizitueshmërisë së siteve kulturore në gjysmën e parë të vitit.

Sitet tona kulturore kanë mirëpritur 569.089 vizitorë gjatë periudhës janar-qershor 2025, thekson ministri. Rritja llogaritet në 74% krahasuar me vitin 2023, ndërsa sa i përket të ardhurave, ato janë shtuar me 119% krahasuar po me 2023-shin.

5 destinacionet e preferuara të vizitorëve janë:

  • Parku Arkeologjik Butrint, me 105.623 vizitorë;
  • Kalaja Gjirokastër, me 92,999 vizitorë;
  • Parku Arkeologjik Shkodër, me 79.885 vizitorë;
  • Muzeu “Gjergj Kastrioti” Krujë, me 74.636 vizitorë;
  • Parku Arkeologjik Apoloni, me 58.059 vizitorë.

Pjesa më e madhe e turistëve duket se preferojnë të vizitojnë parqet arkeologjike, më pas renditen muzetë kombëtarë dhe kalatë e monumentet e tjera të kulturës.

Me nisjen e sezonit turistik, oraret e vizitave janë zgjatur deri në orën 19:00 në të gjitha sitet kulturore.

Gazetare: Xhilda Kondi

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›