E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjedhja e objekteve kulturore, në shifra alarmante

Vjedhja e objekteve të cilat kanë vlerë historike, kulturore dhe fetare, në Shqipëri kap shifra alarmante. Më shumë se 2100 objekte, të cilat janë të regjistruar në Qëndrën Kombëtare e invetarizimi të pasurisë kulturore janë vjedhur, por numri i vërtetë i tyre është shumë herë më i lartë, pasi ato nuk janë të regjistruara, pranë kësaj qëndre. Izet Duraku, drejtori i QKIPK, u shpreh se duhet që të shtohen masat e sigurisë për ruatjen e objekteve dhe duhet me patjetër që ata të inventarizohen.
 

Ndërsa për sa i përket gjetjes së tyre, drejtori i Qëndrës Kombëtare të inventarizimit të pasurisë kulturore shprehet se duhet të rritet bashkëpunimi ndërmjet disa institucioneve.  Vetëm disa ditë më pare, autoritetet greke në bashkëpunim me Interpolin, gjetën ikonën e Shën Mërisë, të grabitur në Kishën e Pogonit në Gjirokastër. Deri më tani janë regjistruar 73 324 objekte, në QKIPK, ndërkohë që edhe shumë të tjera presin për tu regjistruar. Ndërkaq Izet Duraku bën thirrje të apasionuarve pas koleksioneve që të regjistorojnë objektet të cilat ata kanë, pasi çdo objekt i cili tregtohet në mënyrë të jashtëligjshme, sekuestrohet dhe kalon në pronësi të shtetit.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›