E Shtunë, 31 Tetor 2026

Folklori shqiptar Kastriotet zene vendin e trete ne France

Shqipëria fiton vendin e tretë në një festival folklorik që u organizua në Francë, me pjesmarrjen e 15 shteteve. Ansambli shqiptar “Kastriotët-Lezhë”, ka lënë përshtypje të mira për jurinë e festivalit, vecacnërisht me interpretimet tradicionale që shpalosën etnografinë shqiptare.

Në festivalin e 22-të të zhvilluar në Francë, përfaqësuesit nga Shqipëria kanë marrë edhe trofe individuale, si edhe certifikata me vlerësime profesionale. Mes këtyre çmimeve, ishte dhe përzgjedhja si Miss festivali e valltares nga vendi ynë, Aurora Lushaj.

“Kjo është çertifikata ku ne kemi fituar vendin e tretë në festival për dancin. Kjo është kupa ku Aurora ishte fituese si Miss Festivali. Kjo është kupa që kemi fituar në futboll. Ishim vendi i tretë në futboll, por i pari për sjelljen korrekte dhe për shpirtin sportiv”-tha Pashk Ndoci, Koordinator i Shoqatës.

Është hera e parë që Shqipëria përfaqësohet në këtë festival krahas 15 shteteve të tjera të Europës, dhe ansambli “Kastriotët-Lezhë” u vlerësua për performancen e shfaqur në valle, këngë dhe instrumentale.

Lindita Kokaj

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›