Vjedhja e skrapit, ja si po zhvishet ura e Milotit
Fenomeni i skrapit po zhvesh gradualisht edhe urën me harqe, ose e njohur ndryshe si Ura e Zogut në Milot. Dita ditës, kjo urë që është shpallur prej kohesh Monument Kulture, po degradohet nga mungesa e vëmendjes për mbrojtjen e saj nga persona të papërgjegjshëm, të cilët po e shfrytëzojnë për skrap me qëllime përfitimi.
Po ashtu, një tjetër shqetësim që po i shtohet kësaj ure është edhe shfrytëzimi i inerteve të lumit Mat, një zonë kjo në të cilën mbështeten pjeset anesore te urës. Banorët e zonës tregojnë gjendjen në të cilën ndodhet ura e Milotit, që gradualisht po humbet vecorine e saj të mëparshme.
Nga ana tjetër edhe historiani, Zef Dardha, shprehet i indinjuar për këtë mungesë vëmendje nga ana e instancave shtetërore.
Ky problem është vërë evident edhe më parë në media, por gjendja e urës sa vjen dhe përkeqësohet edhe më shumë.