E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjedhja ne dhomen e provave


Vjedhja e disa sendeve në dhomën, ku ruhen provat e të akuzuarve në Gjykatën e Krimeve të Rënda ka krijuar pështjellim në Ministrinë e Drejtësise.

Dhoma, ku mbahen provat materiale, që jane të bllokuara per llogari te proceseve te rendesishme ne Gjykaten e Krimeve te Renda, është filmuar kete te merkure nga Top Channel, në një kohë që me urdher të posacem në këtë zyrë po ndërroheshin bravat për arsye sigurie.

Pavaresisht se ne të ndodhen te sekuestruara si prova te rendesishme materiale edhe sende me vlere, si një unazë me diamant dhe 10 ora 'Rolex', një person qe dyshohet se eshte punonjes i brendshem i Gjykates ka vjedhur ne kete dhome 50 mije leke dhe 300 mijë euro, pjese e dosjes se te pandehurit per ceshtje droge, Arben Veliko. Autori ia ka dale mbane te kryeje kete vjedhje edhe pse kushtet e sigurisë ne Gjykaten e Krimeve te Renda jane teper te larta dhe kudo ndodhen te instaluara kamerat e sigurise.

Kjo ngjarje ka alarmuar Ministrine e Drejtesise, e cila ka derguar dy inspektore per verifikimet e metejshme, pas denoncimit të kryetares së Gjykatës, Etleva Deda. Sipas burimeve i dyshuari kryesor ndodhet mes punonjesve te administrates se Gjykates se Krimeve te Renda. Te njejten gje e konfirmon edhe kryetarja e gjykates.

"Dicka është e sigurtë, këtu ka roje tek dera, ka kamera jashtë dhe brenda, ka karta për të hyrë, këtu është vënë rregull që asnjë nuk hyn dot po nuk pati leje. I bie që punonjësi, që ka vepruar me gjakftohtësi, sepse zarfet që ka prekur i ka mbyllur sic kanë qenë, të jetë punonjës i brendshëm i këtij ambienti", tha Deda.

Ne vijim te dyshimeve te saj zonja Deda tregon se hajduti ka patur si synim sabotimin e punes se Gjykates se Krimeve te Renda dhe jo perfitimin.

"Eshtë vepruar me gjakftohtësi. Nëse donte të përvetësonte mund të merrte sende me vlerë. Nuk ka qenë qëllimi të përvetësojë pasurinë e ndodhur aty, por të sabotojë punën e Gjykatës", thotë kryetarja.

Kjo ngjarje e rende vjen ne prag te mbledhjes se Keshillit te Larte te Drejtesise per emerimin e kryetarit te Gjykates se Krimeve te Renda dhe zerat pohojne se vjedhja mund te kete lidhje pikerisht me kete konkurrim. Nga ana tjeter komsiariati numer tre qe mbulon kete zone si dhe prokuroria e Tiranes ka derguar eksperte kriminaliste per këqyrjen e vendit te ngjarjes dhe per te kryer veprimet e metejshme hetimore.

Nje punonjes i administrates se Gjykates se Krimeve te Renda eshte levizur nga detyra, pasi ne nje rast te meparshem ai kishte perdorur celesin universal te gjykates pa urdher, nderkohe qe Ministria e Drejtesise deklaron zyrtarisht se brenda 24 oreve do kete masa administrative per personat pergjegjes.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Vrasja e oficerit, jepet pretenca për autorët
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit ka dhënë mesditën e së mërkurës pretencën për dy të akuzuarit e vrasjes së agjentit të anti-drogës, Roland Rexhepi, ngjarje e ndodhur në korrrik të 2009-s. Kërcënon prokurorin në sallë
Pas kthimit për rigjykim nga Gjykata e Lartë e të ashtuquajturës “Banda e Mirditës”, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi sërisht burgim të përjetshëm për njërin prej të pandehurve, Nikollë Syziun. BE: Ekspertizë për videon Meta-Prifti
Bashkimi Europian shprehet i gatshëm që të ofrojë ekspertizë për video-përgjimin Meta-Prifti nëse këtë e kërkojnë autoritetet shqiptare. Tiranë, arrestohet Emiljano Shullazi
Policia e Tiranës ka ndaluar rreth orës 18.00 të mbrëmjes Emiljano Shullazin dhe dy prej bashkëpunëtorëve të tij nën akuzën e armëmbajtjes pa leje. Kur krimet rriten dhe shteti krihet
Pjerin Ndreu - Që kriminaliteti ka të tretin vit radhazi që ka marrë tatëpjetën, këtë  askush më nuk e vë në dyshim, përveç ministrave të Brendshëm të qeverisë Berisha, që të indoktrinuar nga shefi i tyre, ju duket çdo gjë histori suksesi, bile dhe kur bilanci i vdekjeve është i tipit Kandahar

Lajmet kryesore

BE, kriza ngadalëson zgjerimin
Sannino: Kemi nxjerrë mësime nga pranimet e fundit
Malaj: Pakt politik për borxhin
Guvernatori i BSH-së, Topi dekreton Fullanin
Gratë bashkojnë Topallin, Ramën e Metën

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›