E Diel, 1 Nëntor 2026

“Vjedhje në bashkëpunim me qeverinë”, denoncimi: Kush i merr paratë e parkimit të menaxhuar nga Bashkia te ish-Garda?

“Vjedhje në bashkëpunim me qeverinë”, denoncimi: Kush

Nga Fatmir Gjoni

U bë kohë që vë re një fenomen tek parkingu i menaxhuar nga bashkia Tiranë tek ish-garda.

Të japin një leter të shkruar me dorë kur hyn dhe të marrin lekët në dalje. Faturën ta japin vetëm nëse ua kërkon. Dhe fatura sot lexon numri 4961. Që do thotë se prej 1 janarit e deri më sot pra për 147 ditë kanë parkuar gjithësej rreth 5 mijë makina ose mesatarisht 33 makina në ditë. Në vendin e parkimit vetëm në një moment të caktuar kam numëruar vetë 79 makina të parkuara. Vetëm në një ditë fundjave ai parking i kalon mbi 600 qëndrime makinash në 24 orë. Do thoni pse e ngre si shqetësim?! E ngrita edhe ndaj personit kur i thashë më jep faturën.

“Boll keni marr për vete,- i thashë, - por prisni edhe një faturë për shtetin meqë lexoni “Bashkia Tiran=”

Nuk i marrim ne, -më tha punonjësi- tjetërkush i merr e i fut në xhep.

Gjithësesi unë nuk i ika pa ja marr faturën edhe pse ma solli gjithër përtesë.

Pse ngatërrohesh kot- më tha personi që kisha në makinë.

E di pse ngatërrohem - i thashë. - sepse këta persona nxjerrin qyl në një ditë më shume se unë që lodhem në një javë (përfshirë edhe nivelin arsimor). Dhe këta e vetmja meritë që kanë është se e kanë mirë me qeverinë dhe vjedhin haptazi. Biles as Nipti i tyre nuk rezulton në sistemin e taksave.

E di shumë veta mund të thonë që nuk bën burri për 200 lekë. Nuk është ndonjë vjedhje e madhe, por dhëmb kur do të jetosh me djersë. Sepse ka shkuar ku nuk durohet më kur të shesin mend lloje-lloje njerëzish që burimin e të ardhurave dhe pasurimit të tyre e kanë vjedhje në bashkëpunim me qeverisjen e këtij vendi.

U bë kohë që shtetin se kemi të përbashkët. Ca përfitojnë prej ti, ca shtypen prej ti, e ca veç duan të ikin prej ti.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›