E Diel, 1 Nëntor 2026

Zyrtari ukrainas: Jemi të gatshëm për të nisur kundërsulmin ndaj forcave ruse të Putinit

Zyrtari ukrainas: Jemi të gatshëm për të nisur

Ukraina është e gatshme të nisë kundërsulmimin e saj të shumëpritur kundër forcave ruse. Këtë e ka bërë të ditur një nga zyrtarët më të lartë të sigurisë në vend.

Sipas BBC Oleksiy Danilov nuk përmendi një datë, por tha se një sulm për të rimarrë territorin nga forcat pushtuese të presidentit Vladimir Putin mund të fillojë "nesër, pasnesër ose pas një jave".

Ai paralajmëroi se qeveria e Ukrainës nuk kishte "të drejtë të gabojë” me vendimin sepse kjo ishte një mundësi historike" që "ne nuk mund ta humbim". Danilov shtoi se disa nga forcat mercenare të grupit Wagner po tërhiqeshin nga qyteti Bakhmut.

Ukraina ka planifikuar një kundërsulm prej muajsh. Por ajo ka kërkuar sa më shumë kohë të jetë e mundur për të trajnuar trupat dhe për të marrë pajisje ushtarake nga aleatët perëndimorë. Ndërkohë nga ana tjetër dhe forcat ruse janë përgatitur për mbrojtjen e tyre.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›