E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Vjedhje në llogarinë e Bolt

Vjedhje rekord nga llogaria e njeriut më të shpejtë të historisë. Me të njëjtën shpejtësi dhe lehtësi që Usain Bolt vraponte në pista është boshatisur edhe një prej llogarive të tij bankare. Alarmin e ka dhënë menaxheri, Nugent Ëalker, i cili ka bërë denoncimin ndërsa lajmi është publikuar në mediat xhamajkane. Gjithçka nisi kur Bolt vuri re lëvizje të dyshimta në një nga llogaritë e tij në bankën Stocks and Securities Limited (SLL) në fillim të kësaj jave.

‘Kemi nisur një procedurë për zbardhjen e të dhënave. I gjithë portofoli i tij po rishikohet dhe kjo nuk është një procedurë e thjeshtë për klientin e kësaj banke prej 10 vitesh”, thekson menaxheri që gjithsesi nuk jep shifra rreth sasissë së shumës së zhdukur nga llogaria e Bolt. Sipas informacioneve, përgjegjës për vjedhjen mund të jetë një ish punonjës i bankës, i përfshirë në mashtrime të shumta.

Usain Bolt, dominues absolut i pistave të atletikës në dekadat e fundit ka arritur të fitojë 8 medalje të arta olimpike, 11 tituj botërorë dhe mesatarisht brenda një viti, fitimet e tij shkonin deri në 30 milionë euro. Sipas Forbes, momentalisht, Bolt ka një pasuri që llogaritet deri në 100 milionë dollarë. 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›