NBA, Golden State humbin në rikthimin e Curry, Clippers mposhtin

Golden State rigjen Steph Curry (24 pikë), por humb në shtëpi përballë Suns. Feniks befasuan me paraqitjen e bërë pasi udhëtuan drejt San Françisco-s pa Devin Booker dhe Chris Paul.
Shokuese ishte edhe fitorja e Clippers përballë Dallas. Ekipi nga Los Angeles dominoi ekipin e Maverics duke zhvlerësuar paraqitjen super të Luka Doncic (43 pikë).
Ndeshje të madhe zhvilloi edhe Donovan Mitchell (46 pikë) për Cleveland edhe pse Cavaliers nuk mundën që të kalonin ekipin e Jazz në Utah.
Ndërkohë që Miami vendosi një rekord të ri për NBA pasi basketbollistët e e Heat ishin 100% të saktë në 40 goditjet e lira që kishin në dispozicion në fitoren që morën përballë Oklahoma City Thunder.
Ndeshjet NBA (11 Dhjetor)
PHILADELPHIA 76ERS-DETROIT PISTONS 147-116
TORONTO RAPTORS-CHARLOTTE HORNETS 132-120
MIAMI HEAT-OKLAHOMA CITY THUNDER 112-111
UTAH JAZZ-CLEVELAND CAVALIERS 116-114
PORTLAND TRAIL BLAZERS-ORLANDO MAGIC 106-109
GOLDEN STATE WARRIORS-PHOENIX SUNS 113-125
L.A. CLIPPERS-DALLAS MAVERICKS 113-101