E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjen në Prishtinë këngëtarja e njohur PJ Harvey

PJ-Harvey

Prizren, 15 Qershor 2011 NOA – Këngëtarët e famshëm PJ Harvey dhe Seamus Murphy konfirmojnë pjesëmarrjen në DokuFest 2011.

Organizatorët e eventit i thanë agjencisë NOA se këngëtarja angleze me famë botërore PJ Harvey dhe fotografi irlandez Seamus Murphy do të jenë mysafirë në edicionin jubilar të DokuFest-it.

Seamus Murphy është regjisori i 12 filmave të shkurtër që e përcjellin albumit e fundit të Pj Harvey, Let England Shake.

Ata kanë pranuar të udhëtojnë në Kosovë dhe ti shfaqin 12 filmat në DokuFest, si dhe të flasin për bashkëpunimin e tyre në një panel për pyetje dhe përgjigje nga audienca.

Videot e Myrphyt janë të inspiruara nga tema e albumit te fundit të Harvey dhe ai e ka xhiruar materialin në një udhëtim 8.000 kilometra rreth Anglisë.

Edicioni i 10-të i DokuFestit do të mbahet më 23-31 korrik, në Prizren.

a.b/NOA


media

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›