Vjen për kurim në Tiranë kandidati i FRD. Topi, akuza Burgajt: Militant i paaftë! Ruani Berishën, harroni qytetarët
Ka mbërritur në Tiranë për një kurim më të specializuar kandidati i Frymës së Re Demokratike për qarkun e Fierit, Mithat Hoxha. Ky i fundit u rrah barbarisht në Roskovec mbrëmjen e së dielës.
Kryetari i FRD, Bamir Topi ka vizituar në spital Hoxhën, prej nga ka akuzuar edhe drejtorin e Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj. Topi tha se Burgaj është një militant partiak dhe i paaftë.
Policia siguron eskortën e kryeministrit dhe harron sigurinë e qytetarëve. Ky është një akt me prapavijë politike, tha Topi.
Kreu i FRD tha se kandidati i partisë së tij ka pasur kërcënime për të mos u angazhuar në politikë.
Kryetari i FRD madje ka hedhur poshtë deklaratat e policisë së Fierit, që deklaronte se nuk ka pasur asnjë denoncim për kërcënim ndaj Hoxhës. Topi tha se policia nuk ka vepruar, ndonëse patrullonte përpara spitalit./ep