Vjen vapa, mesjava me 30 grade Celsius
Garderoba juaj duhet te permbyset kete jave, nese deri para pak ditesh keni veshur dicka me krahe te gjate apo kepuce, duke filluar nga dita e hene temperaturat do te pesojne nje rritje si ne vlerat maksimale ashtu edhe ne ato minimale.
Kjo do te thote se java e pare e muajit maj do te sjelle me heret ditet e nxehta te veres. Temperaturat e larta pritet te kulmojne ne mesjave e cila sipas sinoptikaneve do te jete edhe dita me e nxehte. Por ndersa te merkuren parashikohet qe temperaturat te arrijne ne 29 grade, sinoptikanet parashikojne prishje te motit diten e premte, kur do te kete reshje shiu qe do te shoqerohet edhe me ulje te temperaturave.
Parashikimi
Kjo, do te thote se muaji maj ka sjelle me vete edhe veren e nxehte, temperaturat ne mesjave do te shenojne deri ne 29 apo 30 grade celsius duke bere keshtu qe ditet e nxehta te fillojne pak me heret se vete stina. "Java do te nise me temperatura te larta te cilat do te fillojne te ndryshojne me nje trend rritjeje qe ne ditet e para, ndersa kulmi do te arrije ne mesjave. Keto dite do te shoqerohen me nje ere te lehte e cila nuk do ti kaloje 28 km/ sekonde" ka pohuar sinoptikania Ledia Porja. Sipas saj, dita e hene dhe e marte do te kene perkatesisht temperatura nga 24 dhe 26 grade celsius, nderkohe qe dita e merkure do te sjelle edhe vapen me temperatura 29 grade, por me nje mot te vrenjtur. Nderkohe ne vendet malore, gjate mesjaves temperaturat do te shkojne mbi 21 grade.
Ndryshimi
E ndersa, java do te na servire nje kohe te bukur me diell, meteorologet keshillojne qe gjate fundjaves te mos parashikoni te kaloni ditet e pushimit ne bregdet apo ne mal per vete faktin se do te kete permbysje te kushteve atmosferike. "Dita e premte do te jete edhe dita e fundit kur do te kemi temperaturat e larta, me pas do te filloje renia e tyre deri me 6 grade kryesisht ne vlerat maksimale, por edhe ne ato minimale" ka pohuar Porja. Sipas saj, edhe shpejtesia e eres do te ndryshoje duke shkuar mbi 42 km/sekonde. Nderkohe qe reshjet e shiut do te jene prezente ne te gjithe vendin. Per sinoptikanet duket se kjo do te jete hera e fundit kur moti do te beje karpicot e tij, pasi me pas do te fillojne ditet perveluese kur termometri do te shenoje mbi 40 grade celsius. S.Isaku
Vera
Java e pare e muajit maj do te sjelle me heret ditet e nxehta te veres. Temperaturat e larta pritet te kulmojne ne mesjave e cila sipas sinoptikaneve do te jete edhe dita me e nxehte, ndersa te merkuren parashikohet qe temperaturat te arrijne ne 29 grade
Temperaturat
Dita e hene dhe e marte do te kene perkatesisht temperatura nga 24 dhe 26 grade celsius, nderkohe qe dita e merkure do te sjelle edhe vapen me temperatura 29 grade, por me nje mot te vrenjtur. Ne vendet malore, temperaturat do te shkojne mbi 21 grade.