E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokimi i sheshit dhe bulevardit, Tirana ne kaos

Fundjavat ne Tirane gjithmone te japin kenaqesine te ecesh rrugeve me makine, duke shtypur pedalin e gazit shume, per te ecur pa pengesa pervecse kur hovin ta pret nje semafor. Por, fundjava e djeshme ka qene ndryshe pasi hera-heres te duhej te prisje gjate, megjithese numri i makinave qe vozisnin ne kryeqytet ishte i paket, rruget qe duhet te pershkonin rruge te gjate per te perfunduar ne destinacionin e nisur. Per te dale tashme nga Tirana e re tek Rruga e Elbasanit nuk mund te pershkosh me ate pjese te bulevardit, por duhet te ndjekesh vetem Unazen. Duket se ky aks do te jete me i mbingarkuari gjate diteve kur do te zhvillohet protesta dhe greva e urise, pasi edhe qendra e Tiranes, funksionon pjeserisht.
Pavaresisht se mesditen e djeshme, rruget e kryeqytetit kane trafik kjo per shkak te devijimit te shume rrugeve, por edhe te bllokimit te dy arterieve kryesore te Tiranes, pikerisht Sheshit "Skenderbej" dhe Bulevardit "Deshmoret e Kombit". Qarkullimi ne Tirane, i automjeteve ka rreth dy jave qe ka ndryshuar si pasoje e punimeve ne shesh, akse te shumta kane ndryshuar kahun e levizjes se tyre, nderkohe qe shoferet e automjeteve, cdo dite duhet te perballen me trafikun si pasoje e ketyre ndryshimeve.
Por keto ndryshime duket se sot do te sjellin edhe problemet me te medha te trafikut, per shkak se nis nje jave e re kur te gjithe shkojne per ne pune, kur te gjitha rrethet dynden drejt Tiranes, per te perfunduar punet e tyre ne institucione, ne spitale, apo vizita private.
Derisa protestat te perfundojne, po keshtu edhe greva, por edhe deri kur punimet e sheshit te shenojne fundin e tyre, kryeqytetasve por edhe ata qe do ti zere halli te kalojne ketej, do u duhet te perballen me nje trafik te ngarkuar, me nervozizem dhe me shpenzime me te shumta.
Sonila Isaku

Situata
Fundjava e djeshme ka qene ndryshe pasi hera-heres te duhej te prisje gjate, megjithese numri i makinave qe vozisnin ne kryeqytet ishte i paket, rruget qe duhet te pershkonin rruge te gjate per te perfunduar ne destinacionin e nisur. Per te dale tashme nga Tirana e re tek Rruga e Elbasanit nuk mund te pershkosh me ate pjese te bulevardit, por duhet te ndjekesh vetem Unazen

Protesta
Protestat e Partise Socialiste kane rinisur pasditen e djeshme serish, duke sjelle nje tjeter bllokim te rrugeve dhe kaos ne to. Nese gjate mesdites funksiononte nje pjese e bulevardit, sa kalon Uren e madhe te bulevardit, gjate ores se mbremjes sapo te kaloje kete Ure nuk mund te shkoje me tutje me automjet

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›