Tre të arrestuar për kalim ilegal kufiri

Në vendkalimin kufitar me Serbinë, Dheu i Bardhë, policia ka arrestuar dy të dyshuar për kalim ilegal të kufirit dhe trafikim të dy personave të tjerë. Ata janë dërguar në mbajtje ndërsa dy viktimat e trafikimit janë liruar.
Sipas njoftimit, policia ka bërë edhe kontrollimin e shtëpisë së të dyshuarit të tretë, ku është fjetur një fotografi e të dyshuarit të katërt, i cili gjendet në arrati.
Me urdhër të prokurorit është arrestuar edhe i dyshuari i tretë, i cili po ashtu është dërguar në mbajtje./Indeksonline/