Vjosa del nga shtrati ne Vlore e Fier kthehet erresira ne disa rrethe

Moti i keq qe ka perfshire gjithe vendin qe prej fillimit te javes ka shkaktuar probleme serioze ne akset kombetare dhe ne furnizimin me energji elektrike. Siperfaqe te medha toke jane permbytur nderkohe qe mjaft banesa kane rrezikuar te pushtohen nga uji. Sakaq ne mjaft zona te vendit ka pasur probleme me furnizimin me energji elektrike.
PermbytjetDalja nga shtrati i lumit Vjose si pasoje e reshjeve dhe prurjeve te medha ka krijuar nje situate te renduar ne Rrethin e Vlores. Selenica eshte izoluar totalisht nga dalja e ujerave ne rrugen kryesore qe e lidh kete qyteze me Vloren. Nderkohe ujesjellesi i Selenices eshte permbytur dhe banoret po vuajne mungesen e ujit te pijshem. Ne vendin e quajtur Qafa e Malit ujerat e Vjoses kane permbytur kete aks rrugor prej 4 kilometrash. Shume automjete te cilat jane nisur per te shkuar ne Selenice jane kthyer mbrapsht pasi eshte e vetmja rruge e cila lidh kete qytet me zonat e tjera. Nderkohe prurjet e Vjoses po perparojne dhe po permbytin dhe shume toke bujqesore si dhe shtepi ne Komunen e Novoseles. Jane rreth gjashte shtepi te cilat jane nen uje por sipas banoreve jane dhjetera shtepi qe rrezikojne te permbyten nga Vjosa. Nderkohe dalja e ketij lumi nga shtrati rrezikon edhe permbytjen e puseve te ujit te pijshem ne fshatin Kafaraj te Komunes Frakull nga ku furnizohet me uje i gjithe qyteti i Fierit. Nga te dhenat e marra prej shefit te Emergjencave Civile ne Prefekturen e Fierit Viron Balla mesohet se ne Qarkun e Fierit si pasoje e reshjeve dhe ne disa zona te prurjeve te lumit Vjose jane permbytur ne total 440 hektare toke bujqesore. Reshjet e panderprera te diteve te fundit kane krijuar nje situate emergjente edhe ne Rrethin e Tropojes kryesisht ne Luginen e Valbones ku jane shkaktuar deme te medha ne infrastrukture dhe rrezikohen edhe godina te ndryshme. Banoret tregojne se lumi i Valbones dhe perrenjte malore te zones jane fryre tej mase dhe kane dale nga shtreterit duke tejkaluar cdo parashikim. Deri ne mbremjen e djeshme nuk jane raportuar viktima por burime te komunes thone se jane ne rrezik rreth 380 banore kryesisht te fshatit Rragam. Jane shembur ura mure mbajtese te rruges dhe argjinaturat rrezikohet shkolla 9- vjecare e fshatit si dhe banesat e Fushes se Gjese. Nderkaq shirat e dendur kane krijuar probleme ne zonen e Mbishkodres pas bllokimit te rruges nacionale Shkoder-Han i Hotit dhe rruges qe lidh Dukagjinin me Shkodren te cilat vazhdojne te jene te pakalueshme per shkak te prurjeve te furishme te perrenjve. Ndersa dhjetera familje ne fshatrat Kamice dhe Flake ne Malesi te Madhe rrezikojne te mbeten te pastreha nga vershimi i Perroit te Thate.
EnergjiaKushtet e keqija atmosferike kane krijuar probleme me furnizimin me energji elektrike. Dhjetera qendra banimi ne Fier Malesi te Madhe Bajram Curri dhe Gjirokaster jane zhytur ne terr si pasoje e demtimit te rrjetit te shperndarjes nga ererat e forta dhe reshjet e dendura te shiut. Nderprerje te energjise elektrike raportohen edhe ne Himare Diber e zona te tjera te vendit.