Rama Parlamenti te shperndahet. Te rikrijohet nga zgjedhje te reja

Kryetari i Partise Socialiste kerkoi dje shperndarjen e Parlamentit shqiptar. Duke folur pas takimit me drejtorin e Ballkanit Perendimor ne Drejtorine e Pergjithshme te Zgjerimit Pierre Mishel kreu socialist ka marre argumentet e opinionit te fundit te KE-se per te konfirmuar shqetesimet e njohura te opozites. Per sa i perket nje hapi te mundshem ne drejtim te Kryetares se Kuvendit me nje mocion mosbesimi kjo nuk do e zgjidhte problemin edhe pse asgje e tille nuk perjashtohet. Megjithate edhe ne nje rast te tille ndeshemi me voten e hapur ndeshemi me fundin e demokracise se votes se fshehte ne nje Kuvend i cili eshte zhveshur teresisht edhe nga etika formale e trajtimit te ceshtjeve. Fakti qe KE-ja e nenvizon kete dhe e nenvizon kaq qarte mjafton per te kuptuar sesa thelle ka shkuar e keqja ne rrenjet e ketij Parlamenti qe duhet te shperndahet per tu dhene mundesi shqiptareve ta rikrijojne me vote te lire tha Rama. Duke e veshtruar Parlamentin si piketakimin e krizes komplekse qe ka mberthyer vendin ai ka rinenvizuar kerkesen e PS-se per zgjedhje te reja qe tanime aktualizohet edhe nga dokumenti i fundit i KE-se. Kete gje sipas tij e deshmon kualiteti i vendimeve ne raport me Shqiperine teksa qytetaret e saj do te levizin pa viza vendi i tyre mbetet ne klase lidhur me statusin e vendit kandidat. Europa u hap krahet shqiptareve duke i mirepritur si udhetare pa viza ne gjithe hapesiren e saj dhe i mbyll deren Shqiperise per shkak te qeverise dhe te keqqeverisjes ka perseritur kreu i Partise Socialiste tha Rama. Ai ka ecur me tej duke bere nje lexim te erret te dokumentit te fundit nga KE-ja qe per shkak te vleresimit negativ shihet nga PS-ja si premise apo motivim shtese per kalimin drejt aksioneve te reja te rruges. Por nje arsye thelbesore per kete duket te jete edhe konflikti mes pushtetit vendor dhe atij qendror i manifestuar me se shumti te ligji i ri i taksave vendore qe sipas PS-se ka prekur autonomine e pushtetit lokal. Kriza ne teresi dhe nderhyrja ne kete drejtim pak perpara zgjedhjeve po aktualizojne protestat te cilat serish mbeten alternative e fundit per nje opozite qe artikulimin e ka shume radikal. I nenvizova z. Mirel se pari krizen e rende potenciale qe rrezikon te shpertheje ne ditet ne vijim per shkak te nje perpjekje antikushtetuese te qeverise dhe te Sali Berishes personalisht per te kapur rob bashkite dhe komunat e opozites me dy hapa... Une dua te shpresoj dhe uroj qe Sali Berisha dhe qeveria nuk do ti hedhin keto dy hapa por njekohesisht dua te them se ne jemi ne pergatitje per te pershkallezuar nje proteste te panjohur me pare ne emer te te gjitha atyre qyteteve dhe komuniteteve qe ne perfaqesojme... deklaroi Edi Rama. Keshtu nderhyrjet e qeverise me ligjin per taksat duket te kete thyer apo provokuar kufijte e pushtetit ne Shqiperi i cili ne kontekstin e krizes ekonomike po priret drejt nje centralizimi te diktuar nga politika. Ne kete drejtim veprimet e ekzekutivit te drejtuar nga Sali Berisha po shihen si perpjekje per te paralizuar edhe njesine kryesore ne vend Bashkine e Tiranes e cila drejtohet prej disa mandatesh nga socialistet duke u kthyer me emrin e Edi Rames ne nje bastion te veshtire. Pertej formatit te ballafaqimit tradicional me Sali Berishen gjithsesi kreu i PS-se ka perseritur oferten socialiste e cila mbetet nje dokument i patrajtueshem per shumicen e cila ka alibi te konsoliduara. Ne emer te se nesermes ne emer te domosdoshmerise qe ky tren i humbur te jete i fundit dhe qe Shqiperia te kape trenin e ardhshem nenvizoj me force se Sali Berisha duhet te lexoje oferten tone te re ashtu sic eshte e shkruar dhe duhet ta pranoje ate ne emer te domosdoshmerise per ti hapur rruge zgjidhjes se krizes deklaroi kreu socialist.