E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Vjosa shpallet “Park Kombëtar”/ Mirela Kumbaro: Shenjë emancipimi e politikës dhe shoqërisë

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka deklaruar se shpallja “Park Kombëtar” e lumit Vjosa është shenjë e emancipimit të qeverisë, politikës dhe shoqërisë.

Sipas Kumbaros,  shpallja e lumit Vjosa “Park Kombëtar” është gjithashtu rezultat i një pune të bërë nga disa dhjetëra ekspertë.

“Ju tregoj një mesazh të bukur që mora sot. Më shkroi një profesor shumë i nderuar, profesor Rexhep Uka, Vjosa është një nuse qëmoti që i duken treguar hiret. Dhe ky ishte një mesazh shumë i bukur që mora sot.

Plot 12 mijë e 7227 hektarë dhe ja ku është, Vjosa Park Kombëtar tani. Nuk është përrallë por realitet, i një pune të bërë nga disa dhjetëra ekspertë”, tha Kumbaro, ndërsa shtoi se shndërrimit i lumit Vjosa në një status të tillë mbrojtje “është realitet i vizionit të qeverisë shqiptare që ka shpallur mjedisin prioritet. Është realitet i një Shqipërie që rritet, emancipohet. Shenjë emancipimi politik e social. Kjo duket nga komunikimi disa vjeçar. Erdhëm deri këtu falë një komunikimi intensiv. Arritëm të ndërtojmë një ekip bashkëpunues mes organizatave mjedisore dhe institucioneve shqiptare”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›