Vlaçek-Topit:çekia mbështetje Shqipërisë për integrimin

Në vijim të vizitës në Shqipëri, kryetari i Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të çekisë, zotin Miloslav Vlaçek ka zhvilluar një takim me presidentin Bamir Topi.
Duke folur për miqësinë tradicionale, Presidenti Topi nënvizoi rëndësinë e thellimit të saj dhe në nivel parlamentar, nisur sidomos përvoja e çekisë në integrimin në Bashkimin Evropian nëpërmjet konsultimeve në nivele të ndryshme".
Presidenti Topi nënvizoi besimin se çekia do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në integrimin në Bashkimin Evropian. Duke përmendur dhe aspiratën e të gjithë shqiptarëve për liberalizimin e vizave me vendet e BE-së, Kreu i Shtetit shprehu dëshirën për një vendim të shpejtë politik në përgjigje të përmbushjes me sukses të këtij procesi.
Nga ana e tij, Kryetari i Dhomës së Deputetëve të Parlamentit çek, Miloslav Vlaçek, vuri në dukje marrëdhëniet shumë të mira dypalëshe dhe shprehu bindjen në zgjerimin e mëtejshëm të dialogut dhe bashkëpunimit më intensiv në të ardhmen mes dy vendeve tona.
Gjithashtu, Vlaçek vlerësoi përparimet dhe arritjet e vendit tonë dhe siguroi për mbështetjen e pakursyer e të vazhdueshme të vendit të tij në përmbushjen e aspiratave integruese të Shqipërisë në familjen evropiane duke ofruar të gjithë përvojën pozitive çeke në proceset integruese.