E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë/ Zjarr në një dyqan, shkrumbohet malli

Zjarr në një dyqan në kryeqytet. Flakët kanë rënë në një dyqan pranë rrugës së Dibrës. Si pasojë e zjarrit të madh, i gjithë malli në dyqan është shkrumbuar. Sipas të dhënave të para, në dyqan kishte çanta dhe aksesorë të tjerë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur 3 zjarrëfikëse që kanë vënë zjarrin nën kontroll. Flakët kanë rrezikuar edhe banesat e tjera përreth zonës.
Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia e cila ka nisur hetimet. Mendohet se shkak i zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›