E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vleresimet e fundit te institucioneve nderkombetare per ekonomine

Vlerësimet e fundit të institucioneve ndërkombëtare për ekonominë në vendin tonë, janë rezultat i masave të ndërmarra nga qeveria. Kështu mendon zëvendësministri i Financave kur cilësoi lajme të mira vlerësimet e agjencisë Moody’s dhe ato të Bankës Botërore.
Kanë ardhur si një dhuratë për qeverinë vlerësimet e fundit të institucioneve ndërkombëtare për zhvillimet ekonomike në vend. Për drejtuesit e Ministrisë së Financave, si stabiliteti i ekonomisë së vendit, edhe ulja e papunësisë janë dy lajme që vijnë pas punës së bërë nga qeveria.
Sipas Rushaj punësimi u nxit me uljen e barrës fiskale, veçanërisht për sektorin e energjisë.
Ditët e fundit, agjensia Moodys’ vlerësoi reformat e bëra deri më tani dhe parashikoi një qëndrueshmëri të ekonomisë sonë, ndërsa Banka Botërore, parashikon rritje të ekonomisë sonë mbi mesataren e rajonit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›