E Diel, 1 Nëntor 2026

Banka Boterore Qeveria e ardhshme duhet te vazhdoje reformat e nisura

Për ekspertët e Bankës Botërore Shqipëria ka bërë hapa para, ashtu si edhe vendet e rajonit. Rritja e parashikuar këtë vit është 1.8%, por ekspertët këshillojnë të bëhen reforma në strukturën e ekonomisë tonë, për të siguruar një rritje më të qëndrueshme.

Ndërsa ka vlerësuar performancën e ekonomisë shqiptare, Banka Botërore ka bërë thirrje për vazhdimin e reformave strukturore në ekonomi.
Mbyllja e hendekut mes fuqisë punëtore dhe asaj çfarë kërkon biznesi është një prej këtyre reformave.

Vazhdimi i reformave të nisura ishte porosia e drejtoreshës së Bankës Botërore në vendin tonë, Kenya Lvkovsky për qeverinë e ardhshme.

Nevoja për reforma e ristrukturim të ekonomisë bëhet më e madhe për sa kohë nuk mund te ulim borxhin publik.

Në prezantimin e raportit të Bankës Botërore për zhvillimet ekonomike në rajonin e Ballkanit vlerësohet ecuria e mire e ekonomisë shqiptare, me eksportet e mbara.
Banka vlerëson se i gjithë rajoni ka kaluar nga një recesioni i dyfishtë në një rimëkëmbje të britshtë. Rritja ekonomike e shtatë vendeve pritet të jetë 1.7%.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›