Vleresimet per Whitney Houston

Whitney Houston e cila vdiq me 11 shkurt ne Beverly Hills te Kalifornise po kujtohet ne mbare globin. Korrespondenti i Zerit te Amerikes Doug Levine i hedh nje veshtrim ngritjes se saj ne statusin e nje ylli dhe kengeve qe e bene ate nje nga divat me te shquara te muzikes pop.
Ne te gjitha arritjet e medha te Whitney Houston-it perfshi me shume se 400 cmime te karrieres me mbreselenese ishte rekordi i saj me shtate kenge te njepasnjeshme qe zune vendin e pare ne klasifikimin amerikan te 100 kengeve me te mira sipas revistes Billboard. Ajo theu rekordin e meparshem me gjashte kenge te vendosur nga The Bee Gees dhe The Beatles.
lt--AV--gt
Vargu i kengeve filloi me 26 tetor te vitit 1985 me ate qe fitoi cmimin Grammy - Saving All My Love For You dhe perfundoi ne 23 prill te vitit 1988 me baladen RampB Where Do Broken Hearts Go. Kjo ishte e katerta e albumit te saj Whitney qe radhitej ne vendin e pare gjithashtu nje rekord per nje artiste. Ajo shiti me shume se 170 million albume ne mbare boten dhe regjistroi kenge per nje nga kolonat zanore me te shitura ne te gjitha koherat ne filmin The Bodyguard.
Whitney Houston ishte vajza e nje kengetareje te famshme te muzikes kishtare Cissy Houston dhe lindi ne Newark te New Jerseyt. Dionne Warwick ishte kusherira e saj dhe Aretha Franklin ndrikulla e saj. Whitney filloi te kendoje muzike fetare dhe te luante ne piano ne kishen ku shtonte e ema dhe ndonjehere interpretonte se bashku me te ne klube nate. Ne moshen 15 vjecare ajo kendoi me Chaka Khan Im Every Woman nje kenge qe do ta interpretonte me vone ne albumin The Bodyguard. Zeri i saj me nje diapazon te u be i njohur dhe e coi ate tek Clive Davis presidenti i kompanise Arista Records.
Whitney nenshkroi kontrate me kompanine Arista ne vitin 1983 dhe nxorri albumin me emrin e saj dy vjet me vone. The New York Times e quajti perpjekjen e saj te pare nje shfaqje mbreselenese nga nje talent i vecante vokal. Ajo vazhdoi te marre vleresime te ngjashme edhe per albumet qe pasuan ndersa rritja e bazes se admiruesve te saj e coi ate ne nivelin e nje interpretuese te shkalles boterore. Ajo kaloi ne aktrim me role ne filmat The Bodyguard Waiting To Exhale dhe The Preachers Wife. Ne vitin 1998 ajo nxori albumin me te shumllojshem muzikor te titulluar My Love Is Your Love. Kenga me kete titull ishte e treta qe zinte vendin e pare ne klasifikim.
Dhjete vitet e fundit ishin te mbushura me ngritje e zbritje. Ndersa kontrata e saj me Arista Records u rinovua per 100-milion dollare shitjet e albumeve filluan te bien. Martesa e saj 14 vjecare me kengetarin Bobby Brown perfundoi ne vitin 2007 ajo anuloi koncerte dhe intervista ndersa u shtuan dyshimet per perdorimin e drogave. Ne maj te vitit 2011 ajo hyri ne kliniken rehabilituese per probleme te droges dhe alkoolit. Albumi i saj i fundit I Look To You u shit ne me shume se dy milion kopje dhe arriti ne vendin e pare ne vitin 2009.
Vdekja e Whitney Houstonit nxiti reagime ne mbare boten. Artistet e mbledhur ne Los Angeles per ceremonine e 54 te cmimeve Grammy folen me nota te larta per influencen dhe kontributin e saj ne muzike. Mariah Carey tha ajo asnjehere nuk do te harrohet si nje nga zerat me te medhenj ndonjehere ne bote. Ndersa Tony Bennett i cili i dedikoi asaj nje kenge ne mbremjen para ceremonise tha Kur e degjova per here te pare telefonova Clive Davis dhe i thashe Me ne fund ke gjetur kengetaren me te mire qe kam degjuar ndonjehere ne jeten time.