Sacchi: "Mourinho? Është një fenomen”Ish-trajneri i Milanit: Diferencën sipas meje e ka bërë Mourinho

Rrjetet sociale:
Fitorja e Interit në minutat e fundit kundër Dinamo Kiev ka befasuar edhe një njeri të mësuar të fitojë si Arrigo Sacci. Ish-tekniku i Milanit, i cili tashmë luan rolin e opinionisitit për “Mediaset” pohoi: “Diferencën sipas meje e ka bërë Mourinho, i cili ka bërë një gjë të pa parë kurrë deri tani në Itali. Luajti në minutat e fundit me vetëm një qëndërmbrojtës, duke krijuar pak konfuzion, por duke i dhënë jetë një gjeje të pa para në vendin tonë. Është një fenomen apo mund të bëjë çfarë të dojë me skuadrën? Unë e mbështes është një fenomen”.
Numri i klikimeve - 4975
E Enjte, 05 Nentor 2009