Vllaznia, 5 mijë euro kundër Kastriotit

www.albania-sport.com - Presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, ka vendosur të shpërblejë me 5 mijë euro skuadrën në rast fitoreje në transfertën e vështirë të Kastriotin, ndërkohë që gjobiti me 50 mijë lekë gjobë mbrojtësin Dritan Smajli pas kartonit të kuq të marrë në ndeshjen e fituar nga Vllaznia kundër Skënderbeut.
Vllaznia, finaliste e Kupës së Shqipërisë (kundër Besës), mund të humbasë në tavolinë ndeshjen me Skënderbeun, për shkak të gabimit në protokoll, pasi aktivizoi Ansi Nikën, kur ky i fundit në fanellë kishte numrin 13, ndërkohë që në listën e lojtarëve kishte numër tjetër. Gabimin e morri përsipër zëvendëstrajneri Esat Rakiqi).
Vllaznia pas 28 javësh ndodhet në vendin e pestë me 42 pikë (12 fitore, 6 barazime dhe 10 humbje). Kurioziteti: kuqeblutë kanë shënuar 33 gola dhe kanë pësuar po 33 gola. Bekim Bala është dhe golashënuesi më i mirë shkodranëve: 8 gola.
Sulmuesi i talentuar shkodran u rikthye në rrugë tokësore nga Franca ku kreu provën te Paris Saint Germain.
Në dy ndeshjet e para sezonale, Kastrioti fitoi 1-0 me Vllazninë në Krujës, ndërsa Vllaznia fitoi 1-0 në Shkodër.
Vllaznia nuk humbet prej 9 javësh, duke futur këtu edhe fitoren në lojë me Skënderbeun. Humbja e fundit e Vllaznisë është ajo kundër Laçit (1-2) në Shkodër, në javën e 19-të, më 31 janar 2010.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Marte, 20 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili