E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kastrioti në pesë javët e ferrit

www.albania-sport.com - Kastrioti pësoi një humbje dramatike 3-0 me Flamurtarin në Vlorë (java 28), por trajneri Ramadan Ndreu e konsideron atë si një histori që i përkëet të së kaluarës, pasi i duhet të përqendrohet 100 për qind në dy ndeshjet e radhës, ato kundër Vllaznisë (në Krujë) dhe Apolonisë (në Fier).

“Humbja me Flamurtarin i përket së kaluarës, - tha Ndreu për “Sport Ekspres”, - Ne duhet të përqëndrohemi te sfidat e radhës duke filluar nga sfida me Vllazninë në Krujë, ku alternativa e vetme është fitorja”.

Kastrioti ndodhet në një pozitë alarmi, pasi ndodhet në vendin e parafundit, me 33 pikë në 28 ndeshje (skuadrës krutane i janë hequr tri pikë), dhe për të mbijetuar apo për të kapur një vend në zonën plejaut, duhet të luftojë me Apoloninë (34 pikë), Teutën (35 pikë) apo dhe Skënderbeun (pritet të ngjitet në 36 pikë).

Kastrioti, që humbi me Skënderbeun në Krujë (1-2) do të përballet si me Apoloninë në Fier ashtu dhe me Teutën në Krujë.

“Takimi më i vështirë në këto pesë javë të mbetura është transferta me Apoloninë”, - theksoi Ndreu, i cili luan edhe rolin e sekretarit të klubit krutan.

Në lojë janë ende 15 pikë, dhe kalendari nuk është shumë bujar me krutanët: Kastrioti-Vllaznia (java 29), Apolonia-Kastrioti (java 30), Kastrioti-Teuta (java 31), Shkumbini-Kastrioti (java 32) dhe Kastrioti-Laçi (java 33 dhe e fundit e sezonit).

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 29, 21.04.2010, 14:00

Dinamo-Teuta
Besa-Shkumbini
Tirana-Laçi
Skënderbeu-Apolonia
Kastrioti-Vllaznia
Gramozi-Flamurtari

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte, 20 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›