Vllaznia Denoni ata qe na masakruan

Ne sfiden qe perfundoi ne barazim 1-1 rezultati ka kaluar ne plan te dyte pasi e gjithe vemendja e kuqebluve eshte perqendruar ne masakrimin e futbollisteve ne fushen e lojes. Kater lojtare jane demtuar ndersa me keq e pesoi mbrojtesi Klodian Seminia i cili perfundoi ne spital me nje demtim mjaft serioz ne gju.
Probleme per shkak te nderhyrjeve te renda kane pasur edhe disa lojtare te tjere qe me teper sesa te perqendrohen te loja jane detyruar te perballeshin me nderhyrjet brutale. Kjo ka bere qe Vllaznia te paraqitet ne zyrat e Federates Shqiptare te Futbollit ku ka dorezuar kaseten e ndeshjes se zhvilluar te merkuren.
Klubi i kryeqendres se veriut ka dorezuar edhe nje kerkese te posacme ku pretendohet denimi i lojtareve qe shkaktuan kater demtime ne radhet e kuqebluve. Menjehere pas ndeshjes presidenti Valter Fushaj deklaroi se shkaktaret e ketyre nderhyrjeve ishin te gjithe futbolliste me origjine shkodrane ndersa e ka vene theksin te fakti se kundershtaret qe kane demtuar lojtaret e skuadres se tij kane vepruar me paramendim pasi me pare klubi i kishte larguar si te panevojshem.
Fakti qe shkodranet kane nisur nje lufte te drejtperdrejte duke kerkuar drejtesi nga Disiplina ne FSHF ka sjelle edhe reagimin e skuadres nga Puka. Ata kane hedhur poshte akuzat per dhunen e ushtruar ne fushe duke i cilesuar ato si te paverteta perkundrazi ata pretendojne se lufta sportive ka qene brenda kufijve te lejuara nga rregullorja e lojes. Drejtuesit e Terbunit dhe stafi teknik kane pranuar se ne disa raste jane regjistruar nderhyrje te renda por theksonin se ato ishin te paqellimshme dhe mbi te gjitha te ndikuara nga terreni shume i rreshqitshem. Por i ketij mendimi nuk eshte trajneri Mojash Radonjic qe pas presidentit Fushaj eshte shfaqur perpara mediave duke denuar ate qe ndodhi ne ndeshjen e 1/16-ave te Kupes. Tekniku malazez theksoi Ajo qe ndodhi ne Puke nuk kishte asnje lidhje me futbollin. Kundershtaret tane ndoshta duhet te merren me nje sport tjeter sepse cdo nderhyrje e tyre ishte jo vetem e ndeshkueshme me faull por duhej te shoqerohej edhe me kartone. Kurre ne karrieren time nuk kisha pare nje skuader qe te luante ashtu si Terbuni ndersa per ata qe e drejtojne kete ekip mund te them se nuk e kuptojne thelbin e ketij sporti kaq te bukur. Natyrisht qe zemerimi yne lidhet edhe me gjykimin pasi vetem ne pjesen e dyte arbitri duhet te kishte nxjerre te pakten kater here kartonin e kuq. Kete e tregojne demtimet e kaq shume lojtareve dhe ne grada mjaft te renda sa te rrezikojne sezonin.
Ndeshja e Pukes ka bere qe Vllaznia te jete e pergjysmuar per sfiden e neserme ne Kategorine Superiore ku ne javen e tete ata luajne ne fushen e Shkumbinit. Disa prej te demtuarve ne mesjave rrezikojne te qendrojne jashte fushave per disa ndeshje ndersa ka edhe nga ata qe rrezikojne sezonin. Duke perfshire edhe pezullimin e Sykajt me kartone shkodranet do te kene dhjete mungesa te shtunen.