Vllaznia-Partizani, bast për tri rezultatet

Dash Frashëri
Golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar, Vioresin Sinani (23 gola) shënoi një gol me fanellën e Tiranës në tri takimet kundër Partizanit në edicionin 2006-2007, por dështoi të shënonte në kryeqytet me fanellën e Vllaznisë kur shkodranët u mundën nga Partizani me rezultatin e ngushtë 1-0 në javën e 3-të të sezonit aktual. Golin e vetëm të këtij takimi e shënoi lojtari më i ri i Kombëtares shqiptare, Elis Bakaj. KËPUCA E ARTË - Vioresin Sinani, tri herë kampion i Shqipërisë (2 me Vllazninë, 1 me Tiranën) është i bindur se ndaj Partizanit do të shënojë (dëshiron golin e fitores) dhe do të marrë edhe kryesimin e listës së golashënuesve të këtij kampionati. Dy herë "këpuca e artë" e Shqipërisë (2003-2004, 2006-2007) nuk do ta ketë të lehtë përballë mbrojtjes së tretë më të mirë të kampionatit të përbërë nga lojtarë me përvojë si ish-lojtarët e Kombëtares shqiptare: Tefik Osmani, Aridit Beqiri e Luan Pinari, por dhe nga portieri cilësor si Orges Shehi, dikur në radhët e Vllaznisë në sezonin 2004-2005. "2-2-2" - Ky kod numrash nuk shpreh asgjë tjetër por bilancin e Partizanit në gjashtë ndeshjet e zhvilluara jashtë kryeqytetit" dy fitore, dy barazime dhe dy humbje, duke pësuar 6 gola, nga shtatë që kanë pësuar të kuqtë gjatë 13 javëve të zhvilluara. Partizani mbërrin në Shkodër si bashkëkryesues me Dinamon (nga 25 pikë) me 4 pikë më shumë se Vllaznia vendase. Trajneri Lika pas fitores së bujshme me Besëlidhjen (4-0) një javë më parë dhe kualifikimin modest me Skraparin (dy fitore) në Kupën e Shqipërisë, ku dhe përdori "ushtrinë" rezervë, është i bindur se e pret një ndeshje e vështirë. "Vllaznia është një kundërshtar i fortë dhe këtë po e tregon javë pas jave", - thotë tekniku Lika për kundërshtarin. "Ne jemi kryesues dhe do të kërkojmë në Shkodër fitoren". "LORO BORICI" - Vllaznia ka humbur një nga gjashtë takimet e deritanishme të luajtura në mitikun "Loro Borici", një emër legjendar që lidh me një nyje fituesi 9 herë kampionët me 15-herë kampionët e Shqipërisë. Është interesant fakti se tri titujt e vetëm kampion të fituara si lojtar nga Loro, një i përket Vllaznisë (kampionati i vitit 1945) dhe dy Partizanit (1949, 1954). Si trajner Loro Borici fitoi 2 tituj me Partizanin (1962-1963, 1963-1964). Në ndeshjen e fundit në shtëpi, të nisur në të njëjtën orë 15:30, skuadra e Mirel Josës përmbysi disavantazhin me Elbasanin duke fituar 2-1 në dritat e projektorëve. Drejtuesit e klubit shkodran shpresojnë të arrijnë të njëjtën gjë edhe me të kuqtë duke u mbështetur te lojtari i 12-të. Edhe në vizitën e fundit të kuqve në Shkodër (java 20 e sezonit të kaluar), Vllaznia fitoi 1-0 falë golit të elbasanasit Klevis Dalipi, tashmë të larguar te Shkumbini. Por, të "kuqtë" do të kenë në "Loro Borici" të paktën mbi 500 tifozë, të cilët do të frymëzojnë "demat" për arritjen e fitores së dytë sezonale ndaj shkodranëve. TONE PORTOKALLI – Ndërkombëtari Sokol Jareci ka qenë shpesh në listën e "zezë" të dy klubeve, madje gjyqtari tiranas është akuzuar jo rallë nga ish-presidentët e Vllaznisë, Myftar Cela e Agron Cela, ndërkohë që akuza e presidentit të Partizanit, Albert Xhani, ndaj Jarecit ka qenë shumë e ashpër: "Jareci është pjesë e sistemit dhe futbolli shqiptar duhet të shpëtojë nga ‘jarecëria' dhe soji i tij". Tashmë tonet ndaj gjyqtarit të FIFA-s si në Shkodër ashtu dhe në Tiranë janë të moderuara "portokalli", madje Jareci është pranuar si "bilbili" më i pranueshëm për një supersfidë si Vllaznia-Partizani. Vllaznia-Partizani 8.12.2007, 15:30 Stadiumi: "Loro Borici", Shkodër Gjyqtarë: S.Jareci, E.Doda-D.Rexha Bilanci: 128 ndeshje; 38 fitore Vllaznia, 32 barazime, 58 fitore Partizani. Golat: 131-181 Faza e parë: Partizani-Vllaznia 1-0 Renditja pas Javës 13 1 Partizani 25 2 Dinamo 25 3 Besa 24 4 Vllaznia 21 5 Elbasani 20 6 Tirana 19 7 Flamurtari 17 8 Shkumbini 17 9 Kastrioti 16 10 Teuta 11 11 Besëlidhja 9 12 Skënderbeu 8