Vllaznia “blindon” portën

Vllaznia zyrtarizon blerjen e portierit gjerman Leon Pohls. 28-vjeçari ka qenë prej 6 sezonesh pjesë e Shamrock Rovers dhe nga sot vishet kuqeblu.
Pohls ka firmosur kontratë njëvjeçare me të drejtë zgjatje edhe për një vit tjetër me klubin shkodran.
“KF Vllaznia dëshiron të bëjë të ditur se ka arritur një marrëveshje me klubin Shamrock Rovers për transferimin e portierit Leon Pohls. 28-vjeçari ka qenë prej 6 sezonesh pjesë e këtij ekipi dhe nga sot vishet kuqeblu teksa ka firmosur kontratë njëvjeçare me të drejtë zgjatje edhe për një vit tjetër”, shkruhet në njoftimin e klubit shkodran.