E Diel, 1 Nëntor 2026

Vllaznia e Canaj i falen "xhevairit" SukajTrajneri Agim Canaj, njeriu që futi Dinamon e sezonit të kaluar në “shinat” e titulli kampion, tha pas ndeshjes: Dua të falënderoj autorin e tri golave Xhevahir Sukajn, i i cili mbetet një lojtar vendim

Xhevair Sukaj e nisi goleadën e tij sezonale me një tripletë magjike, ku golat e ish-sulmuesit të Hacettepe në fitoren 4-1 të Vllaznisë kundër Besës ishin njëri më i bukur se tjetri. Vllaznia u rikthye te fitorja pas dy javëve me humbje (ndaj Dinamos e Shkumbinit), duke siguruar edhe pas javës së 19-të kryesimin e kampionatit dhe vazhdimin e ëndrrës për titullin e 10-të.
 
Vllaznia-Besa, e zhvilluar në një terren shumë të rënduar, ishte një ndeshje me dy pamje në kontrast me njëra-tjetrën, ku në të parën spikati Besa, falë golit të realizuar nga Bledar Mancaku pesë minuta përpara përfundimit të fraksionit të parë. Për ish-lojtarin e Teutës, i larguar më pas me karton të kuq, ky ishte goli i tretë sezonal.

Trajneri Agim Canaj e ka ndjerë tokën të dridhej nën bankinën e tij, por në 45 minutat e dyta u shfaq “magjia Sukaj”, me tre gola të tij, të kompletuar nga 3-herë golashënuesi më i mirë i Shqipërisë, Vioresin Sinani.  Gjithsesi, me një Besë me nëntë lojtarë për më shumë se 15 minuta, “pokeri” i shkodranëve ishte jo shumë i vështirë.

Trajneri Agim Canaj, njeriu që futi Dinamon e sezonit të kaluar në “shinat” e titulli kampion, tha pas ndeshjes:  “Ishte një ndeshje e cila na bëri të vuajmë shumë. Pësuam një gol të parët dhe na u desh ta kthenim situatën në favorin tonë. Na u desh gjithashtu të përballonim edhe terrenin e mbingarkuar që nuk na lejoi të dilnim në lojën tonë. Ishte një pjesë e parë me shumë probleme për ne”.

Pjesa e dytë ishte e tëra kuqeblu, me një ritëm të çmendur, boll të mendosh se në 45 minuta u shënuan 4 gola. “Në pjesën e dytë gjërat ndryshuan dhe arritëm të barazonim e më pas të shënonim dhe tri gola të tjerë. Dua të falënderoj autorin e tri golave Xhevahir Sukajn, i i cili mbetet një lojtar vendimtar për këtë Vllazni. Tani na duhet të shikojmë vetëm përpara për të vazhduar rrugën e sukseseve dhe jo të rikthehemi te rezultatet negative që na kanë shoqëruar në dy javët e kaluara”,  - tha Canaj pas fitores 4-1 me Besën.

Vllaznia vazhdon të kryesojë kampionatin, tashmë në kuotën e 37 pikëve në 19 javë të luajtura, por e ndjen fuqishëm presionin e Tiranës, që ndodhet në vendin e dytë me katër pikë më pak, por me një ndeshje më pak.

E Merkure, 04 Shkurt 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›