E Diel, 1 Nëntor 2026

Vllaznia e Tirana, sërish kokë më kokëTirana dështoi për herë të dytë gjatë këtij sezoni të marrë pikë të plota në transfertën me Bylisin (0-0), të luajtur në një “Adush Muça” pa shikues. Dinamo pas katër fitoreve rresht në kampionat nën drejti

Elvin Beqiri me golin e tij të vonshëm të minutës së 89-të, i dhuroi jo vetëm tri pikë të çmuara Vllaznisë në fitoren 1-0 kundër Apolonisë në “Loni Papuçiu”, por dhe bashkëkryesimin me Tiranën (tashmë në kuotën e 45 pikëve) pas ndeshjeve të javës së 24-të të Kategorisë Superiore. Fitorja e pare e trajnerit malazias Dervish Haxhiosmanovic.

Tirana dështoi për herë të dytë gjatë këtij sezoni të marrë pikë të plota në transfertën me Bylisin (0-0), të luajtur në një “Adush Muça” pa shikues.

Dinamo pas katër fitoreve rresht në kampionat nën drejtimin e Shkëlqim Muçës, pësoi humbjen e parë në Vlorë me Flamurtarin (2-1). Golat për vlonjatët në fitoren e parë të teknikut Eqerem Memushi u shënuan nga Bledjon Guga (13’) dhe Taulant Kuqi (22’), ndërsa për blutë realizoi Sebino Plaku (17’). Goli i 13-të sezonal për Plakun, një më pak se kryegolashënuesi Memelli (14 gola).

Shkumbini mori një tjetër pikë të vlefshme në barazimin në transfertë me Elbasanin (2-2), duke i zhytur verdheblutë në krizë të plotë, pasi skuadra e Sejdinit është shumë pranë zonës play-out. Fjodor Xhafa shënoi për Elbasanin brenda dy minutash (19’ e 21’), ndërsa Nora në fundin e pjesës së parë e Dervishi në minutën e 50-të vulosën rezultatin.

Teuta, pas dy fitoreve të bujshme me Vllaznisë e Partizanin, humbi 1-0 në shtëpi me Lushnjën e vendit të fundit. Golin e vetëm të takimit e realizoi Dorian Bubeqi në minutën e 62-të.

Partizani e Besa ndanë nga një pikë në barazimin pa gola në “Qemal Stafa”.

Kategoria Superiore
Java 24, 15.03.2009

Bylis-Tirana 0-0 (0-0)

Apolonia-Vllaznia 0-1 (0-0)
Golat: Beqiri 89'

Flamurtari-Dinamo 2-1 (2-1)
Golat: Guga 13', Kuqi 22' / Plaku 17'

Elbasani-Shkumbini 2-2 (2-1)
Golat: Xhafa 19', 21'/ Nora 45'+1, Dervishi 50'

Partizani-Besa 0-0 (0-0)

Teuta-Lushnja 0-1 (0-0)
Golat: /Bubeqi 62'

RENDITJA
1.Tirana        45  
2.Vllaznia        45
3.Dinamo        41
4.Shkumbini    38
5.Besa        34
6.Teuta        32
7.Flamurtari    29
8.Elbasani        27
9.Partizani    28
10.Apolonia    24
11.Bylis        23
12.Lushnja        22

E Diele, 15 Mars 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›