Legjionarët, tre gola në EuropëErjon Bogdani shënoi golin e parë të tij sezonal në fitoren 3-0 të Kievos me Lacion. Te goli të dielën shkoi edhe Besart Berisha. Kosovari shënoi golin e dytë në fitoren 2-1 të AC Horsens me Nrosjaellend në kampio

Erjon Bogdani shënoi golin e parë të tij sezonal në fitoren 3-0 të Kievos me Lacion. Sulmuesi shqiptar shënoi golin e parë të takimit në minutën e 21-të, vetëm pas dhjetë minutash aktivizim, kur “Er-Bomber” zëvendësoi nigerianin Makinua në minutën e 17-të.
Te goli të dielën shkoi edhe Besart Berisha. Kosovari shënoi golin e dytë në fitoren 2-1 të AC Horsens me Nrosjaellend në kampionatin danez. Ky ishte goli i tretë në dy ndeshje me AC Horsens, duke llogaritur edhe dy golat kundër Odenses.
Lorik Cana me golin e tij në minutën e 63-të vulosi fitoren 3-1 të Olimpikut të Marsejës kundër Paris Sën Zhermenit në kampionatin francez. Cana e realizoi golin me një goditje nga 20 metra. Marseja ndodhet në vendin e dytë në Ligën 1 franceze, me një pikë më pak se Lioni kryesues (53 pikë).
Në kampionatin qipriot, Anorthosis Famagusta i Arjan Beqajt fitoi 3-1 me AEK Larnakën. Portieri Beqaj luajti 90 minuta të plota. Klodian Duro nuk ishte në ndeshjen që Omonia e tij humbi 2-0 me APOP Pegias. Altin Haxhi luajti si titullar në fitoren 4-0 të Apoelit me APEP-in.
E Hene, 16 Mars 2009