E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vllaznia fiton ndaj Sligos, kualifikimi më pranë

Takimi nisi me kartonin e verdhë të Elvin Beqirit (8), ndërkohë që është blerja e re Vllaznisë, Fitim Kasapi që përpiqet të gjejë rrjetën në minutën e 18-të.

Pas disa rasteve të Sinanit, si në pjesën e parë dhe të dytë, erdhi edhe goli i parë i shkodranëve me autor lezhjanin Dritan Smajlaj (69), i ndjekur nga një autogol i Kinit në minutën e 75-të, duke i çuar shifrat në 0-2 për Vllazninë.

Përpjekjet e vendasve u shpërblyen me një penallti në minutën e 89-të të realizuar nga Kreatoro, që vulosi përfundimisht shifrat në 1-2 për Vllazninë. Kjo ishte fitorja e 10-të në Europë e Vllaznisë në 33 ndeshje.

Sligo-Vllaznia 1-2
Shënues: Kretaro 89 (p)/ Smajlaj 69’, Kean 75 (autogol)

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›