E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjukanoviç: GJND-ja jo vendim kundër Kosovës

"Në diskutimet në parlamentin malazez qartë kemi thënë se është i mundshëm diskutimi për këtë çështje (pavarësinë e Kosovës) nëse Gjykata Ndërkombëtare merr një qëndrim të tillë eksplicit. Por të jem i sinqert, një epilog të tillë nuk e presim", theksoi Gjukanoviç për gazetën "Blic" të Beogradit, i pyetur nëse është i mundshëm rishqyrtimi i njohjes së Kosovës po qe se gjykata vendos se shpallja e pavarësisë ishte e paligjshme. Gjukanoviç rikujtoi se vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës autoritetet e Malit të Zi nuk e kanë marrë me nguti, përkundrazi. "Qysh nga viti 1999 dhe me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së ne e kemi pasur të qartë se Serbia i ka humbur të gjitha kompetencat shtetërore në Kosovë", theksoi Gjukanoviç.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›