Vllaznia, formalitet ndaj Rapidit: Të bëjmë më të mirën e mundshme
Vllaznia praktikisht mund të llogaritet e eliminuar nga Europa League,
pasi humbja 5-0 në ndeshjen e parë në Vjenë nuk lë asnjë shans për
të shpresuar as te ndonjë mrekulli. Këtë nuk e besojnë më as tifozët më
fanatikë të kuqebluve, prandaj sot, në orën 20:15 në "Loro Boriçi", do të
zbresin në fushë për të bërë formalitetin e radhës dhe duhet të tentojnë
të kënaqin fansat e tyre me një ndeshje të mirë ndaj austriakëve. Trajneri
Hasan Lika, i vetëdijshëm për gjithçka, premton më të mirën e skuadrës
së tij. "Dihet se përballë kemi një kundërshtar shumë të fortë. Këtë e
provuan edhe në takimin e një jave më parë në fushën e tij. Padyshim
që Rapidi bën diferencën me Vllazninë, por futbollistët e mi janë profesionistë
dhe ndihen të motivuar për të dhënë maksimumin në fushën
e lojës dhe për të dhënë më të mirën e mundshme. Do të ishte shumë
mirë dhe e këndshme, sikur t‘i mbyllnim me një fi tore angazhimet tona
në Kupat e Europës". Vllaznisë do t‘i mungojnë talenti Ndriçim Shtubina,
i cili për shkak të një dëmtimi do të jetë i detyruar të qëndrojë tre javë
larg fushave. Ndërsa kundërshtari ka zbarkuar tashmë në Shqipëri dhe
në ndeshjen e mbrëmjes ndaj shkodranëve pritet të paraqitet në fushë
me një skuadër të miksuar mes titullarëve dhe rezervave.