Superiorja mbetet me 12 skuadra. KE: Ndryshimet t‘i bëjë Asambleja
Struktura e Kategorisë Superiore
nuk do të ndryshojë.
Aktiviteti më i rëndësishëm në
vend do të luhet me 12 skuadra
të paktën edhe për një sezon.
Vendimi është marrë në mbledhjen
e djeshme të Komitetit
Ekzekutiv, që nuk pranoi të
ndikonte drejtpërdrejtë në zhvillimin
e kampionatit. Në këtë
mënyrë, zgjerimi me 16 skuadra
mbetet thjesht një "ëndërr" për
Partizanin, Elbasanin, Bylisin
e Lushnjën, që në edicionin e
ri do të luajnë në Kategorinë
I. "I mbledhur më 22 korrik,
Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së
vendosi të kërkojë që përcaktimi
i strukturës së kampionateve
kombëtare të bëhet nga vetë
Asambleja e Përgjithshme",
theksohej në përfundimet që
u nxorën pas diskutimit. "Për
rrjedhim, Ekzekutivi vendosi të
mos bëjë ndryshime të strukturës
së kampionatit në vitin e
fundit të mandatit të tij. Struktura
e Kampionatit Shqiptar të
Futbollit për sezonin 2009-2010
mbetet e pandryshuar". Gjithçka
është vendosur pas relacionit
të paraqitur nga grupi i punës
i ngritur për shqyrtimin e kësaj
çështjeje, me kryetar anëtarin
e komitetit, Skënder Hyka, dhe
sekretarin e federatës, Eduard
Prodani. Pasi u shqyrtua kërkesa
e katër klubeve, që gjatë sezonit
të kaluar nuk arritën të siguronin
mbijetesën mes më të mirëve
dhe argumentet e tyre, përgjigjja
ishte negative. Vendimi për të
mos ndryshuar strukturën, në
një farë mënyre është imponuar
edhe nga UEFA, që nëpërmjet
një faksi të dërguar një ditë përpara
mbledhjes së Ekzekutivit,
bëri të ditur se nuk ishte dakord
me ndryshimin. Kundërshtarë
të tjerë të shtimit të numrit të
skuadrave ishin edhe Laçi dhe
Kastrioti, të cilat u rikthyen mes
më të mirave në vend.
Mes vendimeve të tjera të
KE-së ishin edhe ndryshimet
në rregulloren e aktiviteteve
futbollistike kombëtare, ku disa
prej propozimeve ishin bërë në
takimin me klubet e Kategorisë
Superiore dhe Kategorisë së
Parë. Në këtë mënyrë, fi nalja e
Kupës së Shqipërisë për sezonin
e ri do të zhvillohet një javë përpara
përfundimit të kampionatit
të Kategorisë Superiore, ndërsa
lojtarët do të lejohen të aktivizohen
në më shumë se një ekip,
gjatë të njëjtit edicion të Kupës.
Superiorja do të startojë më 23
gusht, ndërsa Kategoria e Parë
më datë 29.
nuk do të ndryshojë.
Aktiviteti më i rëndësishëm në
vend do të luhet me 12 skuadra
të paktën edhe për një sezon.
Vendimi është marrë në mbledhjen
e djeshme të Komitetit
Ekzekutiv, që nuk pranoi të
ndikonte drejtpërdrejtë në zhvillimin
e kampionatit. Në këtë
mënyrë, zgjerimi me 16 skuadra
mbetet thjesht një "ëndërr" për
Partizanin, Elbasanin, Bylisin
e Lushnjën, që në edicionin e
ri do të luajnë në Kategorinë
I. "I mbledhur më 22 korrik,
Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së
vendosi të kërkojë që përcaktimi
i strukturës së kampionateve
kombëtare të bëhet nga vetë
Asambleja e Përgjithshme",
theksohej në përfundimet që
u nxorën pas diskutimit. "Për
rrjedhim, Ekzekutivi vendosi të
mos bëjë ndryshime të strukturës
së kampionatit në vitin e
fundit të mandatit të tij. Struktura
e Kampionatit Shqiptar të
Futbollit për sezonin 2009-2010
mbetet e pandryshuar". Gjithçka
është vendosur pas relacionit
të paraqitur nga grupi i punës
i ngritur për shqyrtimin e kësaj
çështjeje, me kryetar anëtarin
e komitetit, Skënder Hyka, dhe
sekretarin e federatës, Eduard
Prodani. Pasi u shqyrtua kërkesa
e katër klubeve, që gjatë sezonit
të kaluar nuk arritën të siguronin
mbijetesën mes më të mirëve
dhe argumentet e tyre, përgjigjja
ishte negative. Vendimi për të
mos ndryshuar strukturën, në
një farë mënyre është imponuar
edhe nga UEFA, që nëpërmjet
një faksi të dërguar një ditë përpara
mbledhjes së Ekzekutivit,
bëri të ditur se nuk ishte dakord
me ndryshimin. Kundërshtarë
të tjerë të shtimit të numrit të
skuadrave ishin edhe Laçi dhe
Kastrioti, të cilat u rikthyen mes
më të mirave në vend.
Mes vendimeve të tjera të
KE-së ishin edhe ndryshimet
në rregulloren e aktiviteteve
futbollistike kombëtare, ku disa
prej propozimeve ishin bërë në
takimin me klubet e Kategorisë
Superiore dhe Kategorisë së
Parë. Në këtë mënyrë, fi nalja e
Kupës së Shqipërisë për sezonin
e ri do të zhvillohet një javë përpara
përfundimit të kampionatit
të Kategorisë Superiore, ndërsa
lojtarët do të lejohen të aktivizohen
në më shumë se një ekip,
gjatë të njëjtit edicion të Kupës.
Superiorja do të startojë më 23
gusht, ndërsa Kategoria e Parë
më datë 29.