E Diel, 1 Nëntor 2026

Vllaznia i thotë lamtumirë Europës, shkatërrohet nga Malisheva

Vllaznia i thotë lamtumirë kompeticionit të Conference League pas humbjes 5-0 përballë Malishevës, ndërkohë që kishte fituar ndeshjen e parë në “Loro Boriçi” me rezultatin 2-1.

Një ndeshje pa shumë histori ajo e luajtur në Kampim Nacional, Hajvali, me skuadrën e Malishevës që kaloi në avantazh në minutën e 34-ët me anë të Ukës, i cili kompletoi dopietën personale në minutën e 52-të. Golat e tjerë u shënuan nga Xhemal Ibishi (45+2’), Arlind Veliu (57’) dhe Krenar Dulaj (90’).

Me rezultatin e përgjithshëm 6-2, Malisheva kalon në turin e dytë të Conference League ku do të përballet me Hibernian. Ndërkohë, Vllaznia i thotë lamtumirë kompeticionit me një humbje të thellë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›