E Diel, 1 Nëntor 2026

Vllaznia i vetmi ekip shqiptar në listën e IFFHS-së

Vllaznia e Shkodrës vazhdon të jetë i vetmi ekip shqiptar në renditjen e 350 klubeve më të mira në botë të organizuar nga IFFHS. Instituti Botëror i Historisë dhe Statistikave në Futboll, për periudhën nga 1 shkurti 2008 deri në 30 janar 2009, e rendit klubin shkodran në vendin e 212-të ne botë me 79 pikë të grumbulluara.

Vllaznia ka lënë pas vetes ekipe të njohura, si Palermon, Sienën, Atalantën dhe Torinon nga kampionati italian, Midellsbroun dhe Totenhemin nga kampionati anglez.

Në krye qëndron skuadra angleze e Mançester Junaited, që ndiqet nga Bajerni i Mynihut, Barcelona, Liverpuli, etj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›