Liçaj: Gjika ndërhyn tek formacioni i Flamurtarit
Vlorë - Trajneri Edmond Liçaj nuk e ka kapërdirë lehtë shkarkimin e tij nga stoli i Flamurtarit, dhe ka akuzuar lojtarët dhe drejtuesit më të lartë të klubit për shitje të ndeshjes me Apoloninë. Liçaj është shkarkuar nga drejtimi i skuadrës vlonjate pas humbjes 0-2 me Apoloninë brenda në fushën e tyre, me motivacionin për ndeshje të dobëta.
Sipas vetë Liçajt ndeshja me Apoloninë ishte e shitur, dhe këtë ai e argumentonte me sjelljen e futbollistëve në fushë. Ai nuk lë pa akuzuar as vetë presidentin e klubit, kryetar i bashkisë, zotin Gjika.
“Nuk është e mundur që një skuadër të luajë aq keq. E kisha përgatitur mirë këtë takim dhe nuk e diskutoja fitoren. Mendoj se takimi është shitur nga lojtarët dhe ata që kanë qenë të interesuar që kjo ndeshje të përfundonte. Ndeshja ka qenë e trukuar, ajo ishte vendosur që më parë në tavolinë. Në radhët e skuadrës ka të paaftë dhe presidenti i ekipit, kryetari i bashkisë, ndërhyn në përcaktimin e formacionit”, pohoi dje në një konferencë për shtyp ish-trajneri i Flamurtarit, Edmond Liçaj.
Liçaj ishte trajneri i dytë tek Flamurtari në këtë sezon, pasi më parë ai pati zëvëndësuar kroatin Kovaçiç. Dje është emëruar edhe trajneri i ri, i cili do të jetë Eqerem Memushi.