Vllaznia, kritika kapitenit SinaniTri herë golashënuesi më i mirë nuk ka qenë në formë të mirë në dy ndeshjet e vetme që ka luajtur ne këtë sezon

Publikoje ne:
Sulmuesi e kapiteni i Vllaznisë, Vioresin Sinani (31 vjeç, 2 ndeshje këtë sezon, asnjë gol), është vendosur në qendër të kritikave nga stafi teknik i skuadrës shkodrane. Tri herë golashënuesi më i mirë i Shqipërisë (2 herë me Vllazninë, 1 herë më Tiranën) nuk ka qenë në formë të mirë në dy ndeshjet e vetme që ka luajtur ne këtë sezon, ato kundër Apolonisë e Kastriotit. Edhe trajneri Hasan Lika nuk i ka fshehur kritikat ndaj tij. Vllaznia ka shënuar vetëm 1 gol në tri ndeshje. Gjasat janë që ai të qëndrojë në stol kundër Dinamos.
E Enjte, 17 Shtator 2009