Vllaznia, kritika të forta lojtarëveTë premten, klubi më i vjetër në Shqipëri (Vllaznia është themeluar në vitin 1919) do të përballet me rekordmenët e Shqipërisë, Tiranën (30 tetor, ora 17:00, “Loro Boriçi”) , ku synohet edhe kthesa e Vllaznisë.

Rrjetet sociale:
Vllaznia ndodhet në një moment shumë kritik. Si rallëherë 9-herë kampionët e Shqipërisë renditen në vendet e fudnit, pikërisht në zonën e rënies nga Kategoria Superiore, me vetëm 7 pikë në 8 ndeshje.
Bilanci i nënkampionëve të sezonit të kaluar është vërtet i trishtueshëm, 5 humbje në 8 ndeshje, ku kulmi arriti me humbjen 3-1 në Laç.
Trajneri Roland Luçi, tekniku i dytë i kuqebluve për këtë sezon – zëvendësoi Hasan Likën e shkarkuar – është gati të lërë në stol edhe ata lojtarë të konsideruar si titullarë të padiskutueshëm.
Vllaznia, së bashku edhe me debutuesen e Kategorisë Superiore, Gramozi, është skuadra që ka shënuar më pak gola, 4 të tillë në 8 ndeshje.
Të premten, klubi më i vjetër në Shqipëri (Vllaznia është themeluar në vitin 1919) do të përballet me rekordmenët e Shqipërisë, Tiranën (30 tetor, ora 17:00, “Loro Boriçi”) , ku synohet edhe kthesa e Vllaznisë.
Drejtuesit e klubit i kanë shtuar kritikat ndaj lojtarëve, me synimin nxitjen e futbollistëve dhe impenjimin e tyre maksimal për të arritur fitore ndaj Tiranës.
Ren Skuadra Nd F B H GSH GP P
1 Dinamo 8 6 2 0 13 4 20
2 Besa 8 5 3 0 7 1 18
3 Apolonia 8 5 1 2 13 6 16
4 Teuta 8 4 0 4 9 11 12
5 Tirana 8 3 2 3 7 8 11
6 Skënderbeu 8 3 1 4 13 12 10
7 Kastrioti 8 2 3 3 6 8 9
8 Laçi 8 2 2 4 11 12 8
9 Shkumbini 8 2 2 4 8 9 8
10 Gramozi 8 1 4 3 4 9 7
11 Vllaznia 8 2 1 5 4 9 7
12 Flamurtari 8 2 1 5 6 12 7
Numri i klikimeve - 1684
E Marte, 27 Tetor 2009