E Shtunë, 31 Tetor 2026

Morati: Shpresoj që Milani të mbetet 7 pikë pas nesh

“Ndoshta ngatërroheni me barazimin e sezonit të kaluar përballë Mançesterit – tha numri një i klubit zikaltër – këtë herë nuk bëra asgjë, sepse e kuptova që gjithçka shkoi mirë. Ende nuk ka ardhur momenti vendimtar, ka kohë për t’u përmirësuar”.

Masimo Morati ka komentuar gjithashtu edhe momentin pozitiv që po kalojnë “kushërinjtë” e Milanit: “Shpresoj që Milani të qëndrojë aty ku është, të paktën shtatë pikë poshtë nesh”.

Presidenti zikaltër, pasi i ka dorëzuar çmimin “Xhiaçinto Faketi” trajnerit të Fiorentinës, Çezare Prandeli, ka rikujtuar edhe një herë vështirësitë e Interit në arenën europiane.

“Për fat të keq, në jetë nuk mund t’i kesh të gjitha. Por besoj se një nga mënyrat më të mira për t’u rikthyer te rezultatet në Europë, është skema që ka vendosur të përdorë Mourinjo, pra zëvendësimi i lojtarëve, për t’i pasur të freskët. Kritikat? Na bëjnë mirë”, shtoi më tej Morati.

Në fund ai ndalet edhe tek përfundimi i Hoze Mourinjos për krizë vlerash tek të rinjtë, sidomos Baloteli: “Hoze i thotë gjërat gjithnjë me një qëllim të veçantë. Në këtë rast, donte të tregonte se çfarë kërkon nga Baloteli. Duhet gjithmonë seriozitet dhe profesionalizëm”.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›