E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vllaznia me trajner gjerman

Presidenti i ri i Vllaznisë, Valter Fushaj, kërkon të ndjekë gjurmët e paraardhësit të tij, Myftar Celës, duke sjellë në krye të pankinës shkodrane trajnerin e njohur gjerman Dirk Heine. Gjermani do të bëhët kështu trajneri i parë që drejton një skuadër shqiptare, ndërsa Vllaznia do të ketë trajnerin e dytë të huaj, pas malazezit Dervish Haxhiosmanovic (kampion në sezonin 2000-2001). Dy sezone më parë edhe Partizani tentoi të rekrutonte si trajner gjermanin Ditmar Ferner, por tratativat u mbyllën pa sukses.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›