E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asllani, shprese per ndryshim

Dinamo do te luaje ne Kupen UEFA kunder CSKA se se Sofies, me synimin per te kaluar turin e pare, nje mision qe ka rezultuar i pamundur ne pjesemarrjen pas vitit 2002. Ne veren e atij viti, blute, te kurorezuar kampione te Shqiperise, kaluan turin e pare te Liges se Kampioneve, duke eliminuar Kaunas te Lituanise. Ne pjesemarrjet e mevonshme, ne Kupen UEFA dhe Intertoto, Dinamo eshte eliminuar gjithmone ne turin e pare, madje, duke humbur me rezultate te thella, me nga kater gola te pesuar. Kater vjet me pare, blute kaluan turin fale fitores 3 2 ne Kaunas dhe nje nga protagonistet e atij suksesi ishte edhe sulmuesi Klodian Asllani, autor i nje goli. Tani, Asllani mendon se ka ardhur koha qe Dinamo te arrije nje tjeter kualifikim, pas disa deshtimeve radhazi, por duke qene realist ai pranon se nuk mund te behen krahasime midis dy kundershtareve. Ky i tanishmi perfaqeson shume me teper, ne tradite dhe vlera.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›