E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vllaznia rinovon kontratën me liderin e mbrojtjes

Vllaznia njofton se ka zgjatur bashkëpunimin me Erdenis Gurishtën edhe për dy sezonet e ardhshme. Mbrojtësi 30-vjeçar ka firmosur deri në vitin 2027 me skuadrën shkodrane.

Gurishta ishte një nga titullarët e padiskutueshëm të Vkllaznisë sezonin e kaluar, me 29 paraqitje në kampionat.

“Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se rrugëtimi ynë i përbashkët me futbollistin Erdenis Gurishta do të vijojë edhe për dy sezonet e ardhshme”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›