Vllaznia ruan hapin e Tiranës kryesuese
Shkodër - Skuadra e Vllaznisë fitoi përballjen me Besën me rezultatin 3-2, duke ruajtur kështu hapin e Tiranës kryesuese.
Miqtë nga Kavaja ishin të parët që kaluan në avantazh me anë të Sakajt që në minutën e 8-të. Vioresin Sinani barazon shifrat në minutën e 25-të nga një goditje dënimi.
Futbollisti Fortunat arrin ta kalojë sërish Besën në avantazh në minutën e 31-të. Me avantazhin 2-1 të kavajasve mbyllet edhe pjesa e parë.
Në pjesën e dytë shkodranët do të kthenin gjithçka në favor të tyre. Në fillim barazon Sinani në minutën e 48-të, dhe në minutën e 60-të është Paulin Dhëmbi që shënon golin e tretë dhe të fitores.
Me këtë fitore skuadra e Vllaznisë ndodhet në kuotën e 57 pikëve, duke ruajtur hapin e Tiranës kryesuese, e cila ka një pikë më shumë. Ndërsa, Besa mbetet në kuotën e 39 pikëve, duke u pozicionuar në vendin e gjashtë.
Javën e ardhshme Vllaznia do të luajë në transfertën e vështirë të Shkumbinit, ndërsa Besa do të presë kryesuesit e Tiranës.