“Vlora Half Marathon 2025”, rreth 400 pjesëmarrës nga Shqipëria dhe bota vrapuan në qytetin bregdetar

Vlora mirëpriti këtë fund-nëntori edicionin e 5-të të Vlora Half Marathon, një ngjarje tashmë e kthyer në traditë për qytetin dhe pjesë e axhendës së aktiviteteve festive për Ditën e Pavarësisë. Në garë morën pjesë rreth 400 vrapues nga Shqipëria, Kosova dhe vendet e tjera të botës.
Maratona përmbante tri etapa: 5 km, 10 km dhe 21 km, duke prekur të gjitha akset rrugore të qytetit të Vlorës. Fitues i garës më të vështirë, 21 km, u shpall ukrainasi Bogdan Simonovic, i cili shprehu kënaqësinë për fitoren, ndërsa pjesëmarrësit e tjerë u shprehën të kënaqur për mundësinë për të marrë pjesë.
Kryetarja e Bashkisë Vlorë, Brunilda Mersini, dhe presidenti i KOKSh, Fidel Ylli, përgëzuan organizatorët dhe pjesëmarrësit, duke vlerësuar rëndësinë e këtij aktiviteti që vendos Vlorën si destinacion të rëndësishëm për ngjarje sportive.
/rtsh.al/