E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlora jashte germimeve arkeologjike

Nga Gezim Llojdia

Nga mbledhja e 18-te e Keshillit Kombetar te Arkeologjise ku jane miratuar projektet shkencore te germimit per tu realizuar nga Instituti Arkeologjik per vitin 2011. Gjeografia e shperndarje se germimeve eshte pothuajse  ne shumicen dermuese te siteve arkeologjike. Mirepo listes se gjithe germimeve i mungonte  Vlora 8230

Ky rreth me 5 qytete antike si Amantia Olympia Cerja Orikum Triporti dhe mbi 80 monumente kulture nuk ishte i perfshire ne listen  e germimeve.

shte neglizhence apo nje harrese e madhe

Perse ekspeditat arkeologjike qe pas viteve 70 kane heshtur ndersa kane ngrire kazmat e arkeologeve ne rrethin e  Vlores Perse sitet arkeologjike te ketij rrethi trajtohen si te njerkes

Disa informata mbi ekspeditat arkeologjike

Viti 2008 ka qene viti me i bujshem per ekspeditat arkeologjike ne rrethin e Vlores. 3 ekspedita arkeologjike mesyn kete rreth ne tre pika. Ekspedita me  e plote u perkiste zviceraneve. Universiteti i Gjeneves angazhoi per 3 vjet rresht pedagoge dhe studente ne nje projekt studim dhe germim ne parkun arkeologjik Orikum. Kjo ekspedite  realizoi nje projekt i cili do te pervijonte me nje studim akoma me te plote mbi te ardhmen e Orikut. Faza e pare i tij u zhvillua ne Shqiperi ambasada zvicerane nderkaq qe faza e dyte do te  drejtohet ne shtetin zvicerane ne Universitetin e Gjeneves ku do te hapet edhe nje  ekspedite. Edhe Amantia u perfshi ne nje server pergatitje per germim nga dy arkeologe amerikane. Ndersa ne bregdetin shqiptar Dr Adrian Anastasi  punoi me harten ujore arkeologjike te gjirit te Vlores. Edhe ne vitin 2009 projekti eci me dy grupe  kerkimi ne site dh ne bregdetin shqiptar. Nga kjo pervoje kyci ishte bashkepunimi per te thithur sa me shume projekte germimi.

Te dhenat flasin se ekspeditat arkeologjike  te viteve 50-70 germuan ne sitet arkeologjike te rrethit te Vlores duke nxjerre ne pah qytetet kryesore  te periudhes se antikitetit. Keshtu u zbuluan Amantia Oriku Olympia CerjaTreporti dhe mjafte monumente te tjera. Pas viteve 80 germimet sic rezultojne te dhenat kane qene me te pakta. Pas viteve 90 u shuan fare ekspeditat arkeologjike. Ndricimi qe u hapi udhe germimeve arkeologjike ishte ngritja  e parqeve arkeologjike  te cilat sollen edhe si rezultate afrimin e ekspeditave arkeologjike ne rrethin e Vlores. Mirepo edhe kjo rreze dritesimi zgjati fare pak. Viti 2011 rezultoi me asnje ekspedite arkeologjike nder sitet kryesore qe ka rrethi i Vlores. Ka qytete antike apo qendra te fortifikuar si Olympia Cerja Treporti qe kerkojne germime.

Amantia pret kazmat e para  pas nje periudhe 50 vjecare heshtje. Serveri i plote i mbeshtetur nga Instituti arkeologjik dhe me konkretisht nga Drejtoria Shpresa Gjongecaj dhe Diana Ndrenika nga fondacioni Pacard kerkojne sot germime. Ne shumicen  e ketyre siteve ka nje potencial te mjaftueshem arkeologjik qe do te sillte edhe befasime. Disa nga pikat me te mundshme ne qytetin ilir te Amantias jane akropoli qe eshte i pagermuar. Qafa e pazarit ku mund te shtohet numri i objekteve te vizitueshem.

Ne kete pjese shikohet qartesisht objektet qe jane ne siperfaqe te tokes.

Po keshtu qyteti Olympia i mbuluar nga ferrat dhe drizat murri rrethues  i njohur si kalaja e Rrethunit eshte studiuar dhe germimet aty kane perfunduar nga koha e Burhan Dautaj. Nekropoli thuajse nuk gjendej fare. Murri rrethues ishte i zhytur ne harresen  madhe dhe fshihej permes perdeve te jeshilta te vegjetacionit i paprere prej shume vitesh. Ne vendin e emertuar Maja e rrethonit gjendet masivi shkembor ku sipas arkeologeve eshte marre materiali per te ndertuar muret e kalase se qytetit antik. Bazuar ne te dhenat e disa studimeve ky mur ka ngjashmeri me muret e tarracimit ne akropolin e Dimalit.

Gjurmet e para te kalase hasen ne lagjen e emertuar Cakallovaj dhe vazhdojne pergjate kopshteve private ndersa siperfaqja brenda mureve rrethuese te kalase se Mavroves arrin ne rreth 13 ha duke e renditur Olimpian mes qyteteve mesatare te antikitetit. ka thote studimi Shek.3 e gjen kryeqendren ekonomike e kulturore te Koinonit Matohasanajt Cerjas Haderaj. Zhvillimin me te madh Olympe e arriti ne vitet 229-148 p. K. me nxjerrjen e monedhave te cilat perdoreshin vetem brenda ekonomise se ketij qyteti. Ato kishin simbole te ngjashme me monedhat e Apolonise Amantias dhe Bylisit.
Autoret antike heshtin per pranine e ketij qyteti i cili ndeshet vetem te Stefan Bizantini qe e permend te vepra e tij Mbi qytetet dhe popujt.

Nje material me te pasur dhe te dhena me te hollesishme mund te vijne nga germimet ne Cerjeqytet i fortifikuar. Si qender e rendesishme e vendbanimit te hershem ilir eshte Kalaja Qyteze e Cerjes. E vendosur ne majen e nje kodre piramidale me baze katerkendeshe. Edhe sot dallohen muret rrethues me blloqe gelqeror ndertuar ne shek. III para eres sone. Guret e shumte te dimensioneve 70 x 100 cm jane te skalitur me mjeshteri. Brenda saj gjate koherave jane gjetur objekte enesh metalike si thika te periudhes se bronzit fibula kapese figura njerezish etj. Ne anen jugore te kalase ne nje lartesi 300 m komunikohet me Uren e Bogdanit mbeturinat e se ciles ndodhen rreze Kodres se Cerjes Buze lumit Shushice qe sherbente per te lidhur Amantian me Kaonine. Cerja  ka me pak te dhena dhe gjithashtu edhe germime. Nga ky vend eshte zbuluar edhe mozaiku i famshem i Mesaplikut nje bazilike e Antikitetit te Vone nga fshati Mesaplik i rrethit te Vlores. Mozaiku qe daton rreth shekullit V-VI mbas Krishtit ka qene dyshemor dhe ka permasat 230 cm x 349 cm. Triporti qe fle prej vitesh  nen dhe mbi det. Ne skajin verior te Gjirit te Vlores gjendet qyteti antik i Triportit ku sipas disa studiuesve duhet kerkuar dhe Aulona antike. shte nje qytet i fortifikuar i rrethuar me mur mbrojtes me sip. 30 ha. Gjetje te shumta qeramike kryesisht amfora por fakti se pjesa kryesore e qytetit sot gjendet nen nivelin e detit.

Nga monumentet e kultures qe kane sjelle te dhenat historike me te permendur.-Qyteza antike Cerja. Ura e Bogdanit. Mozaiku i Kacorit. Mozaiku i Mesaplikut. Germime dhe me tej studime do te mund te kryhen ne vendbanimet tumulare te Vajzes Dukatit  te Mallkeqit. E njejta gje mund te thuhet edhe per harresen ne  vendbanimet e tjera te lashtesise qe jane qytete apo vendbanime kala si Amantia Olympia Kanina Himara Cerja Armeni Haderaj Triporti dhe vet Vlora Aulona etj.

Autori ka qene drejtor i parqeve arkeologjike Vlore anetar i Akademise Evropiane te Arteve

Lajme te ngjashmeKorce-Lezhe shperndahen protestuesit dhe Vlora mbyll marshimin Lidhjearkeologjia ekspeditat germime Gezim Llojdia vlora

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›