Nora ''tradicionale''

Këngëtarja Nora Istrefi, ka një axhendë të ngjeshur me aktivitete muzikore, organizuar në nderim të 100 vjetorit të shtetit shqiptar. Sonte ajo ka performuar në koncertin ''Rrënqethu shqip", mbajtur në stadiumin e Prishtinës.
Ditë më parë, në udhetimin e saj në Shqipëri, Istrefi ka shijuar atmosferën festive që ka karakterizuar kryeqtetin shqiptar. Në shënim të këtij përvjetori te rëndësishëm historik, këngëtarja i është kthyer tradicionales dhe gjatë vizitës në muze ka veshur kostume kombëtare shqiptare. /R.K./Indeksonline/