Vlora
Cilesimi i pare i gjendjes eshte ai i nje perseritje te historise ne nje kohe pamjaftueshmerisht te shkurter per krijimin e nje cikli. Teknikisht, eshte e mundur qe historia, qofte edhe ne format e saj me te dhimbshme, te perseritet cdo dekade. Por mendjes njerezore i pelqen te besoje se njerezit nxjerrin mesime dhe evitojne refrene te dhimbshme. Te pakten per nje kohe me te gjate.
Prandaj pamjet e protestave te fundit ne Vlore zgjojne, mes te tjerave, kureshtje.
Refuzimi kronik i Berishes per te kuptuar Vloren eshte tmerresisht i papergjegjshem. Eshte kaloresiak ne stoicizmin dhe cmendurine e vet. Eshte Berisha qe tejberishon Berishen. Prape. Nga ana tjeter, nuk eshte fare surprize; eshte ne fakt pjese e refuzimit te tij per te ndryshuar, e refuzimit te tij per te degjuar zera te tjere pos te vetit, e refuzimit te tij per te qeverisur si nje nepunes civil i zgjedhur nga populli dhe qe i pergjigjet popullit.
Para 1997 autoritetet qeverisese refuzuan te mbyllnin aktivitetin e firmave piramidale. Pas falimentimit te tyre nuk u perpoqen te siguronin nje skeme afatgjate kompensimi dhe ne aspektin social-politik e konsideruan krizen si nje mundesi per ti dhene Vlores nje mesim. Administrimi i krizes ishte nje maskarade joprofesionalizmi dhe papergjegjshmerie. Dhe situata degjeneroi ne anarkine e 97es, per te cilen Vlora nuk eshte pa fajet e veta. Por pergjegjesia i takon ne radhe te pare atyre qe marrin vendimet, dhe keta te fundit e konsideruan Vloren jo si nje rajon ne nje krize qe duhej administruar e zgjidhur me gjakftohtesi e pjekuri, por si femijen e pabindur i tranzicionit qe duhej ndeshkuar per tu dhene te tjereve nje mesim.
Thjesht, Berisha nuk e kuptoi Vloren. Nuk e kuptoi qe kjo zone, si cdo zone tjeter e Shqiperise, ka nje modus operandi te veten, nje stil te vetin, nje histori te veten dhe nje nga aspektet e saj eshte qe nuk i pelqen ta vene ne gjume. Dhe ngjarjet e fundit me Petroliferen tregojne qe ai vazhdon te refuzoje ta kuptoje Vloren. Sipermarrja ne fjale ka te ngjare te jete fitimiprurese per te gjithe, ne te cilin rast, nese autoritetet lokale tregojne kokefortesi te paarsyeshme pas nje argumentimi bindes dhe transparent, pushtetaret qendrore do te ishin te justifikuar te ecnin perpara me projektin. Por perjashtimi i qytetareve vlonjate nga procesi i vendimmarrjes mbi nje sipermarrje pasojat e se ciles do te bien paresisht mbi keta qytetare solli, krejt pritshem, protestat e fundit. Dhe protestat sollen reagimin e pritshem ne kampin pro-qeveritar: Vlonjatet jane gati te shpien vendin ne anarki sa here qe nuk u pelqen cndodh. Ndekohe qe anarkisti i vertete ne kete rast eshte ai qe refuzon te qeverise sipas rregullave dhe te perfshije autoritetet lokale ne nje vendim tejet te rendesishem per interesat paresore dhe cilesine e jetes se banoreve te zones.
Eshte ai qe vazhdon te refuzoje te kuptoje Vloren.