Vlorë- Zjarr në zonën mbi Spitalin Rajonal, dyshohet se flakë kanë përfshirë edhe disa banesa

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar në qytetin e Vlorës, këtë herë në zonën mbi Spitalin Rajonal, ku flakët vijojnë të jenë aktive dhe po përhapen me shpejtësi për shkak të erës së fortë.
Situata paraqitet problematike për shkak të afërsisë me zonat e banuara. Dyshohet se flakët kanë përfshirë edhe disa banesa.
Në vendngjarje janë nisur tre automjete zjarrfikëse me rreth 20 punonjës, të cilët po punojnë për izolimin e vatrës dhe vënien nën kontroll të flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme.
/rtsh.al/